Sundimtari i Katarit thotë se dështimi i OKB-së për të sjellë paqe në Siri ka detyruar botën arabe për të luajtur një rol në përfundimin e konfliktit në Siri.
Emiri i Katarit u ka bërë thirrje ushtarakëve arabë për të ndihmuar në ndaljen e gjakderdhjes në Siri ku është parë si sfidë për OKB-në në zgjidhjen e konfliktit 18 mujor përmes negociatave.
Mesazhi I Sheih Hamad bin Khalifa Al Thani ishte i qartë – OKB-ja ka dështuar në misionin e saj, dhe tani është koha për ndërhyrje arabe.
“Ne kemi përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Sirinë nga cikli i vrasjes, por ishte e kotë”, tha emiri në një fjalim në Nju Jork.
“Në funksion të kësaj, unë mendoj se është më mirë për vendet arabe për të ndërhyrë duke i kryer detyrat, kombëtare , humane, politike dhe ushtarake dhe të bëjë çfarë është e nevojshme për të ndaluar gjakderdhjen në Siri.”
Në një konferencë shtypi presidenti i Iranit, ishte mjaft kritik ndaj çdo ndërhyrjeje të huaj në Siri. Ahmadinexhad akuzoi “forcat e jashtme” për pazarllëqe në vend – edhe pse ai nuk përmendi ndonjë vend direkt.
Ai paralajmëroi se ndërhyrja mund të futë rajonin në një luftë të re, duke sjellë, “rezultate afatshkurta”, por të cilat ai tha se do të mbajë Sirinë në kaos dhe jo stabilitet për dekada me radhë.
Ndërkohë kryeministri i Katarit, ka thënë se Ahmadinexhad ka gabuar kur ka thënë se forcat arabe në Siri do të provokojë krizë.
Ai tha: “Forcat Arabe nuk do të shkojnë për të luftuar në Siri por për të ndaluar atë që po ndodh në Siri .
Ndërkohë që dje presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi , shkoi ne vizitë 12 orësh në Turqi ku do të diskutoj me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan mbi mundësinë e intervenimit të vendeve Arabe në Siri ,
Mursi në Turqi po merr pjesë ne kuvendin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ne mesin e 80 mysafireve nga mbarë bota./mszh/kohaislame