1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Koha për ndarje preventive të Maqedonisë (ekskluzive)

Më të lexuarat

Shtypi bullgar nëpërmjet hskrimit të gazetarit Ivan Dinkov në publikun bullgar përsëri e lansoi tezën “bullgaromadhe” duke e ndërlidhur me mosmundësinë e ekzistimit si shtet të Maqedonisë.

Kështu që, sipas gazetarit Dikov, një prej solucioneve që mbajnë është ndarja preventive e Maqedonisë me qëllim që t’i shmagemi një “horor skenari për tërë Ballkanin”. Kësaj radhe si motiv ishte vrasja e pesë të rinjëve maqedonas në afërsi të Shkupit që  mund të shpie në një “luftë qytetare si ajo e vitit 2001 në mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve”.

Sipas gazetarit bullgar, Marrëveshja e Ohrit nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura në Maqedoni. Përkundrazi, sipas tij, kanë mbetur dy çështje të hapura nëlidhje me stabilitetin e Maqedonisë (e me këtë edhe të gjithë Ballkanit), e ato janë:

1. Shqiptarët etnik, të cilët janë “pak më pak se një e treta” në shtetin dymilionësh, në perëndim dhe veri kufizohen me etnikumin e njëjtë Shqipërinë dhe Kosovës. Si të garantohet se do të i jenë qytetarë lojal Maqedonisë, shtet që është i dizejnuar si shtet-komb i nacionaliteteve të ndryshme (respektivishtu, kombi maqedonas është i imagjinuar nga Jugosllavia komuniste e 1943-44, kurse para kësaj këta kanë qenë pjesë e kombit bullgar)?

2. Pse shqiptarët etnik në Maqedoni, numri i të cilëve rritet me shpejtësi të madhe, do të dëshironin të ishin qytetarë lojal të RM-së, në veçanti kur dihet se bashkësia ndërkombëtare lejoi pavarësinë e Kosovës? (dmth të kërkojnë ndarje e që bashkësia ndërkombëtare do të na e mundësojë – shënim i albtime).

“Tensionet etnike në këtë vend janë duke u rritur e kjo do të çojë edhe në rritjen e urrejtjes ndëretnike mes sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve etnik. Kjo çon në destabilizim të vendit, e ky destabilizim do të shpie në luftë në të cilën për 30 minuta do të hyjnë Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Greqia, Romania dhe Turqia”.

Për atë Dikov thotë se ndarja është preventivë, por solucion jo shumë i dëshiruar sidomos për sllavomaqedonasit. “Por kjo është zgjidhja më e mirë prej të gjitha zgjidhjeve ekzistuese. Për fat të keq, ëndrra për Zvicrrën e Ballkanit, e cila u paraqit nga intelektualët bullgar në shekullin e 19-të, nuk do të realizohet asnjëherë”, shton Dikov.

Gazetat bullgare përcjellin se gjendja në Maqedoni do të qetësohet, me presionin e perëndimit, dhe se qeveria e Nikolla Gruevskit do të arrijë të mbajë shtetin si tërisë, por anulimi i kësaj zgjidhje që e potencon Dikov, do të jetë vetëm vonesë e zgjidhjes më racionale për Maqedoninë dhe maqedonasit.

Ai thotë se tani kjo është një zgjidhje e vështirë, por nëse lihet për më vonë do të jetë katastrofë e vërtetë./ni/albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit