Së paku 76 të vdekur gjatë përmbytjeve në Sudan

Më të lexuarat

Së paku 76 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë përmbytjeve të cilat u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut në Sudan, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile thekson se 13 prej 18 provincave sudaneze aktualisht janë prekur nga reshjet e shiut. Sipas mediave lokale mijëra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa lumi Nil arriti nivelin e tij më të lartë brenda një shekulli.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në vitin 2013 shkaktuan vdekjen e më shumë se 70 personave në Sudan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit