5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurseni kur vjen puna tek veshjet

Më të lexuarat

Ju e dini se është koha që të filloni të shqetësoheni për paratë. Shpenzimet nuk kanë fund dhe ju ende nuk menaxhoni në mënyrë të duhur buxhetin. Rrobat janë një nga “fushat” që marrin një pjesë të mirë nga të ardhurat tuaja dhe për më tepër kjo gjë është krejtësisht e panevojshme. Ju nuk po nisni një garderobë nga 0 ndaj veshjet duhet të jenë një nga gjërat për të cilat shpenzoni më rrallë. Një familje amerikane ,me të ardhura mesatare në Shtetet e Bashkuara shpenzon rreth 2% të buxhetit vjetor për rroba – rreth $ 1,600 çdo vit, shkruan Living. Shumëllojshmëria e rrobave që ju kërkojni në varësi të nevojës tuaj është e ndryshme, por ka gjithmonë një mënyrë për të ulur shpenzimet. Më poshtë janë këshilla si të kurseni tek blerjet e rrobave.

Blej rroba të cilësisë të mirë – Kur shpenzoni, mos dilni jashtë parashikimeve dhe blini vetëm gjërat e nevojshme. Dyqanet kanë gjëra shumë të bukura, por juve nuk ju duhen të gjitha.

Blini rroba që i vishni – Kjo do të thotë mos blini diçka që e dini se nuk do e vishni më shumë se pesë herë në vit. Pothuasje është një shpenzim i kotë.

Ruani uljet – Mos vraponi menjëherë tek ardhjet e reja

Blini rroba lehtësisht të kombinueshme – Kjo do t’ju kursejë shumë.

Mos blini rroba kur nuk keni asgjë në shtëpi që mund të shkojnë bashkë. Ko do t’ju shtyjë më pas drejt blerjeve të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit