1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Probleme shëndetësore nga përdorimi i kompjuterit

Më të lexuarat

Të rinjtë gjithnjë e më shumë kanë probleme me dhimbje në shpinë, qafë dhe supe, për shkak të qëndrimit të tepërt ulur para kompjuterit, sidomos edhe për shkak të punës me laptop.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit, nëpërmjet një hulumtimi, kanë treguar se 50 për qind e studentëve vuanin nga dhimbjet e lidhura me përdorimin e kompjuterit. Çdo i shtati student ishte ankuar se ndien dhimbje vetëm pas një ore që kalon para monitorit të kompjuterit.

Shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, sipas ekspertëve, është se përdoruesit e kompjuterëve personalë dhe të laptopëve, para së gjithash, nuk e mbajnë pozitën e duhur gjatë punës.

Ekspertët rekomandojnë që për punë me kompjuter është më mirë të përdoret “miu” sesa “touchpad” (puna me gishta), sepse ky i fundit mund të shkaktojë presion në duar dhe në nyjat e duarve. Ata thonë se miu duhet të jetë në nivel me bërrylin dhe jo larg kompjuterit.

Po ashtu, edhe ekranet shpesh vendosen shumë poshtë, për këtë arsye përdoruesi duhet të përkulet përpara dhe kjo shkakton dhimbje në shpinë dhe në qafë.

Prandaj, thonë ekspertët, është mirë që gjatë ditës, kohë pas kohe, të zgjatet qafa dhe nyjat. Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se njerëzit që merren me aktivitet fizik kanë shumë më pak probleme me dhimbjet e lidhura si pasojë e përdorimit të kompjuterëve./IKB/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit