1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në Halep ka vetëm një mjek për çdo 10 mijë persona

Më të lexuarat

Unioni Organizatave për Ndihmë Mjekësore (UOSSM) paralajmëroi se në qytetin e rrethuar të Sirisë, Halep, ka në dispozicion vetëm një mjek për çdo 10 mijë persona dhe njoftoi se mjekët të cilët shkuan në Turqi pranë familjeve të tyre në fillim të muajit, nuk janë kthyer më, raporton AA.

Në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, kryetari i UOSSM-it për Zvicër, Tevfik Chamaa organizoi konferencë për media në lidhje me bombardimet e spitaleve dhe shërbimet mjekësore në në Siri.

“Halepi është tërësisht nën bllokadë dhe nuk ka asnjë rrugë për futjen e ndihmave humanitare dhe personelit humanitar në rajon. Mjekët që shkuan pranë familjeve të tyre në Turqi në fillim të muajit, nuk po mund të kthehen”, tha Chamaa.

Ai theksoi se gjendja në lindje të Halepit është shqetësuese. “Në lindje të Halepit i cili është nën bllokadë jetojnë 300 mijë civilë, ndërsa në zonë ka vetëm tre dentistë dhe 31 mjekë, që i bie vetëm nga një mjek për çdo 10 mijë persona”, tha ai.

Sipas tij, që nga viti 2011 kur filluan luftimet e deri më tani, në Siri janë vrarë së paku 650 punonjës në sektorin e shëndetësisë.

Kreu i UOSSM-së potencoi se në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, tetëdhjetë spitale dhe institucione shëndetësore ishin shënjestra të bombardimeve, ndërsa u vranë së paku 89 punonjës në sferën shëndetësore dhe ndihmave humanitare.

Chamaa tha se gjatë luftimeve brenda pesë viteve në Siri, konkretisht nga marsi i vitit 2011 deri në mars të vitit 2016, 90 përqind e mjekëve, apo 553 mjekë, janë vrarë nga forcat e regjimit, 3 përqind apo 19 mjekë nga DAESH-i, po ashtu 3 përqind apo 19 mjekë nga grupet opozitare, 1.8 përqind apo 11 mjekë nga forcat ruse, 0.66 përqind apo 4 mjekë nga organizata terroriste El-Nusra dhe 0.49 për qind konkretisht 3 mjekë, janë vrarë nga forcat e armatosura kurde.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit