4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

E qëlloi me 6 thika në gjumë – gruaja e dytë

Më të lexuarat

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Dibër ku një gruaja goditi 6 herë me thikë burrin e saj mësohen detaje të reja të jetës së kësaj familje. Ajo ishte gruaja e një myslimani “të devotshëm” që jetonte me dy gra. Ka qenë pikërisht gruaja e dytë ajo që kreu krimin 15 vite pasi kishte kaluar një marrëdhënie të vështirë me ortake

Ngjarja ndodhi në Bulqizë dhe fatmirësisht, 45­vjeçari, Besnik Basha, ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa gruaja e tij, Rudina Basha, 36 vjeçe, dhe nënë e gjashtë djemve, është arrestuar.

I plagosuri me thikë, Besnik Basha, kishte me gruan e dytë, Rudina Basha, gjashtë fëmijë, të gjithë djem. Më i madhi është 14 vjeç dhe më i vogli 5 vjeç. Ata janë martuar 15 vjet më parë, në vitin 2001, shkruan gazeta “Panorama”.

Sakaq me gruan e parë ai kishte dy vajza dhe dy djem. Fëmija më i madh i gruas së parë është 22 vjeç dhe më i vogli 12 vjeç. Me gruan e parë Besniku ishte martuar në vjeshtën e vitit 1993, por siç mësohet, nuk kishte kryer celebrim me të. Banorë të fshatit të tij thonë se Besnik Basha ishte “betuar” se do të merrte edhe gra të tjera.
Ai ishte besimtar i devotshëm, me mjekër, ndërkohë që edhe gruaja e tij e dytë mbante ferexhe. Gruaja e ligjshme, Rudina, prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe konflikte me bashkëshortin, Besnik Basha, lindur e banues në fshatin Dragu të njësisë administrative Fushë Bulqizë. Ky i fundit i mbante të dyja gratë në banesën e tij, në fshatin e largët të Bulqizës, por, me sa duket, ajo nuk e ka kapërdirë dot më faktin se i shoqi bënte më shumë për gruan e parë.
Të afërm të saj i thanë Policisë se Rudina kohët e fundit ishte rënduar psikologjikisht për shkak të debateve në familje. Banorë të fshatit malor bënë të ditur se dy muaj më parë, Rudina Basha e kishte braktisur bashkëshortin Besnik Basha dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira në Qytetin e Ri, në Bulqizë.

“Rudina, pas sherrit që pati me burrin dhe gruan e parë të tij, u largua nga fshati. Nuk duroi varfërinë dhe keqtrajtimin e tij. Donte të rriste fëmijët. U largua pa bërë zë, pa u ndjerë”, thanë banorë të fshatit Dragu për “Panoramën”.
Kjo tregon edhe niher se poligima pa kushte e pa qenë i drejtë është i ndaluar. Ja një rast, ku jep shembullin e keq të poligamisë. Fetaria jote nuk lejon që ti bësh padrejtësi bashkëshortes.

Pasi u vendos në qytetin e Bulqizës, ajo nisi kujdesin për gjashtë djemtë e saj, më i madhi 14 vjeç dhe i vogli 5 vjeç. Grumbullonte krom, trajtohej me ndihmë ekonomike nga bashkia dhe ndihmohej nga të afërmit. Ky veprim nuk është hajgare dhe tallje, shpresojmë që besimtarët mysliman të dëgjojnë prijësit e tyre fetar se çka ata thonë dhe si duhet vepruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit