6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

ALEANCA ORTODOKSE SERBE- ORTODOKSE SHQIPTARE (SULIOTE)

Më të lexuarat

ALEANCA ORTODOKSE SERBO-SULIOTE

Kur nje shqiptar nga Shqiperia apo Kosova lexon nje titull te tille, padyshim se e kap nje nervozizem i menjehershem dhe i pakuptueshem, qe i shoqeruar me nje kurreshtje te thelle e shtyn ate qe ta lexoje kete shkrim dhe te thellohet ne detajet dhe faktet historike te ketij shkrimi me nje titull kaq provokues, keto dite qe Kosova feston pavaresine e pare historike. Por jo vetem nje shqiptar nga Kosova apo Shqiperia por çdo shqiptar qe i bindur ne shenjterine e popullit shqiptar, urren panslavizmin dhe pangreqizmin qe si motor te perbashket paten Aleancen Pan-Ortodokse Ballkanike. Por nje titull i tille eshte me shume se provokues per martiret myslimane te Kosoves dhe Çamerise te cilet ishin viktimat e para te kesaj aleance te etur per gjak shqiptari mysliman. Lind natyrisht pyetja çfare dreqin kerkon ky Abedin Rakipi qe na servir gjithmone tema qe ngacmojne ndjenjat tona atdhetare, dhe pse e ben nje gje te tille ? Perpara se ti pergjigjem kesaj pyetjeje do te sjell per ju faktet historike qe tregojne sesi disa kapedane ortodokse te Çamerise ndihmuan aktivisht ne krijimin e Serbise Ortodokse dhe shume prej tyre dhane jeten ne luftimet kunder shqiptareve myslimane ne Sanxhak etj qe ishin kunder krijimit te ketij shteti kukull te krijuar me ndihmen e Rusise thjesht per faktin se Sllavizmi eshte armik i perjetshem i shqiptarise deri ne diten e fundit.

Por le ti kthehemi fakteve historike qe do te na tregojne bashkepunimin vellazeror ne emer te kryqit te ordodokseve te Çamerise dhe Serbise.

« Në vitin 1806, Beogradi u çlirua nga turqit. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti epiroti çam, Jani Kondo, apo siç e quanin serbët, Kondo Bimbashi, i cili bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. » (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit”)

Ky eshte fakti i pare me te cilin ndeshemi qe tregon sesi nje grup i konsiderueshem suliotesh te drejtuar nga Jani Kondo i kane ardhur ne ndihme
serbeve per marrjen e Beogradit nga Osmanet. Eshte shume interesant fakti qe ne ate periudhe pashallaret Osmane qe mbanin Beogradin ishin shqiptare kryesisht prej zonave te Sanxhakut dhe Kosoves, kurse taboret qe perbenin ushtrine osmane qe luftoi kunder Serbeve dhe çameve ortodokse qe u turren ne ndihme te vellezerve te tyre ne fe, ishin teresisht shqiptare myslimane nga Kosova, Sanxhaku dhe Shqiperia e Veriut. Pra ketu kemi fatkeqesisht nje perplasje mes dy komuniteteve te te njejtit popull. Nga nje ane shqiptaret myslimane qe sebashku me osmanet luftuan me mish e me shpirt qe Serbia si shtet vasal i vellait te madh rus mos te krijohej, ndersa nga ana tjeter ortodokset suliote te Çamerise
qe sebashku me serbet luftonin gjithashtu me mish e me shpirt per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen dhe per krijimin e nje Serbie qe me pas siç do ta tregoje edhe historia do te behej sebashku me Rusine aleat i perjetshem i Greqise dhe ortodoksise Ballkanike. Por nuk ishte hera e pare qe ortodokset shqiptare te jugut ishin vene ne sherbim te sllaveve me vetmohim shembullor sepse vetem 3 dekada me pare ata ishin vene ne sherbim te Rusise. Ne More(Moreja eshte ne jug te Çamerise dhe eshte e perbere ne pjesen derrmuese te saj prej arvanitesh ortodokse, qe gjithmone kane luftuar per krijimin e nje Greqie te forte dhe ortodokse) ne vitin 1768 nje kryengritje e gjithaneshme e arvaniteve kishte shpertheu, edhe kesaj here e organizuar dhe nxitur nga motra e madhe ortodokse Rusia. Kryengritja e cila zgjati dy vjet 1768-1770 u shtyp nga Kapedani çam Sulejman Çapari, ne krye te 10.000 shqiptareve myslimane, force kjo e perbere kryesisht prej bijve te Çamerise.
Burimet historike te kohes tregojne sesi kapedani çam Sulejman Çapari nga Luarati i Margelliçit (Çameri) duke drejtuar taboret qe siç e theksuam ishin te perbere prej çamesh dhe shqiptaresh jugore, u perballen me forcat Ruse dhe moraite, dhe pasi i munden ato bindshem dhe shtypen kryengritjen e Orllovit ne More u kthyen ne Çameri dhe gjetke fitimtare duke e lene te shtypur dhe te poshteruar ne fushen e betejes gjarperin
ortodoks sllavo-arvanit. (Sp.Mela, “To lintari…”, vep.e përm., f.39).
Pra nese paragonojme rastin e vitit 1806 ne Beograd do te shohim qe jo vetem ne veri por edhe ne jug te trojeve shqiptare do te gjejme nje aleance ortodokse sllavo-shqiptare, qe lufton per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen, dhe per prevalencen dhe sundimin e sllaveve mbi trojet shqiptare. Perballe ketyre njerezve kaq te frikshem gjendeshin pashallaret shqiptare dhe taboret ballkanike te perbere kryesisht prej shqiptaresh myslimane qe luftonin per nje hegjemoni territoriale te Perandorise Osmane ne pergjithesi dhe te vilajeteve shqiptare ne veçanti. Ne keto dy raste te paragonuara do te shohim qarte qe çamet myslimane dhe kosovaret myslimane u bene vellezer ne gjak, ne fe, ne bese, dhe ne lufte,
duke treguar vertete hegjemonine e patundur dhe te shenjte shqiptare, kurse kleftet ortodokse shqipfoles u bashkuan me vellezerit e tyre ortodokse sllavo-greke, qe me pas, pasi ta kishin arritur prevalencen ne Ballkan siç deshironin edhe ortodokset shqiptare do te kryenin masakrat me makabre ndaj myslimaneve shqiptare, ne Toplice, Sanxhak, Kosove, Maqedoni( me Maqedoni nenkuptoj Iliriden shqiptare), por edhe vellezerit e tyre greke do te masakronin myslimanet e Çamerise dhe te Shqiperise se Jugut ne pergjithesi. Por le te trajtojme edhe nje tjeter fakt historik qe trondit opinionin shqiptar dhe sidomos zemrat patriotike qe rrahin fort per atdheun tone te dashur :

« Një tjetër luftëtar çam, ortodoks qe morri pjese aktivisht ne luftime ishte Gjergj Olimpiasi, i cili sebashku me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit”, referat i mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004, në: “Çështja çame dhe integrimi evropian”, Arbëria, 2005, f.98). »

Pra edhe ne kete rast do te shohim edhe njehere nje kapedan ortodoks çam qe i nxitur nga dashuria dhe vellazeria rreth kryqit dhe Kishes Ortodokse niset nga Çameria sebashku me 300 luftetaret e tij dhe i shkon ne ndihme vellezerve serb ortodokse. Por çfare tjeter perveç vellezerise kryqtare ortodokse dhe deshires per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen mund ti bente keta njerez qe te niseshin nga Çameria dhe ti shkonin ne ndihme armiqve tane shekullore sllaveve Serbe ?

Perseri do ta paragogojme kete vellazeri ortodokse çamo-serbe me nje tjeter vellazeri myslimane shqiptare çamo-kosovare. Do te marrim rastin e Revolucionit grek te vitit 1821 ku jugoret myslimane dhe verioret myslimane bashkohen serish ne lufte kunder arvaniteve grekofile dhe serbofile. Ne kere rast do te gjejme Beratasin Omer Vrionin dhe Kosovarin Mehmet Qose te cilet te dy sebashku luftuan kunder çamit ortodoks Odise Andreuço i cili ishte pjesemarres i Revolucionit grek. Te dy grupet u perplasen ne Grave. (David Brewer The greek war of indipendence).

Pra siç shohim si ne Jug si ne Veri do te shohim qe çamet ortodokse dhe arvanitet jane vene ne sherbim te Revolucioneve Serbo-Greke dhe perballe tyre gjejme trimat myslimane te Kosoves dhe Çamerise qe me vetemohim dhe atdhetari burrerore te vyer sakrifikuan çdo gje te tyre duke mos kursyer edhe jeten, per ta shpetuar vendin nga Aleanca Pan-Ortodokse Ballkanike, e cila drejtohej nga Sllavo-Greket te cilet pasi tja arrinin qellimit do te fillonin serine e masakrave masive ndaj myslimaneve ne Kosove dhe Çamerise e cila do te perfundonte me masakren e madhe qe Kosova martire perjetoi gjate viteve 1998-1999.
Ne kere prag feste te vitit te pare te Pavaresise vellezerit tane Kosovare duhen te dine dhe mesojne qarte se kush jane armiqte e tyre te vertete dhe aleatet e armiqve te tyre, dhe kush jane miqte e tyre te vertete, te cilet ashtu si kosovaret u masakruan nga kryqtaret ortodokse. Sot ne kete prag te festes se Pavaresise Kosova duhet te dije se Çameria martire feston dhe e bashkon zemren e saj me Kosoven martire. Ky shkrim eshte nje dhurate simbolike qe une biri i Çamerise martire i bej vellezerve te mi ne Kosove. Ju duhet ta dini se Çameria sot eshte me zemer dhe me shpirt me ju dhe nga thellesite e shpirtit çam buçet urimi GEZUAR KOSOVE!

Shkruan : Abedin Rakipi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit