2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Beogradi i do vetëm doganierët e EULEX-it

Më të lexuarat

Zyrtarët e Kosovës kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura, kurse zyrtarët e Serbisë këmbëngulin në korrigjimin e marrëveshjes për kufirin.
Në negociatat për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, apo siç thotë Beogradi, për kontrollin e kalimeve administrative në Kosovë, Serbia insiston që çështjet doganore t’i zbatojë kryekëput E ULEX-i.

Gazeta “Vecernje novosti” , duke iu referuar një burimi të qeverisë serbe, shkruan se Beogradi së shpejti do të formojë një grup pune, i cili gjatë negociatave do të përpiqet të përmirësojë disa detaje të marrëveshjes siç thuhet , të pavolitshme për Beogradin, ndërsa vëmendje të posaçme do t’i kushtohet statusit të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje, transmeton QIK-u.

Zyrtarët e Beogradit, sipas gazetës, kanë përgënjeshtruar komesionerin evropian Shtefan Fule, i cili të hënën ka uruar autoritetet serbe për nënshkrimin e protokollit për vendkalimet, duke pohuar se kjo nuk ka ndodhur.

Sipas gazetës, pikat kyçe të marrëveshjes për vendkalimet janë: prania e balancuar e organeve të dy palëve: policia dhe dogana; Prania e EULEX-it në vendkalimet Jarinje, Bernjak, Konçul, Mutivodë dhe Muçibabë; Marrëveshja nuk përfshin zgjidhje të përgjithshme ose specifike doganore apo fiskale.

Edhe shefi i ri ekipit negociator serb Dejan Pavicevic ka thënë se “duhet të përkufizohet roli i doganave të Kosovës në kalimet administrative”, duke shtuar se do të tentojnë të korrigjojnë disa elemente të marrëveshjes që “janë të pavolitshme për Serbinë”, si prania e doganierëve kosovarë, dhe sidomos në vendkalimet Jarinje dh Bërnjak”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit