2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Matoshi pyet: A di me lexue Hashim Thaçi?

Më të lexuarat

JANË SHTUAR REAGIMET DHE MOSPAJTIMET NDAJ HOMAZHIT QË DJE KRYETARI I VENDIT, HASHIM THAÇI KA BËRË NDAJ VIKTIMAVE SERBE TË PAS LUFTËS NË KOSOVË, TRANSMETON KOHA.NET.

Sot, kundër këtij homazhi, pas Uk Lushit dhe Rexhep Selimit, në Facebook ka shkruar edhe Halil Matoshi.

Thaçi dje është përkulur para pllakës përkujtimore kushtuar 14 viktimave serbe në fshatin Stara Gracko në Lipjan edhe, siç kanë shkruar medie serbe dje, nuk e kishte pasur miratimin e banorëve serbë të këtij lokaliteti .

Kryetarit të vendi i zihet për të madhe se ai është përkulur para një pllake në të cilën shqiptarët cilësohen terroristë.
Në këtë pllakë, me shkronja cirilike është bërë dedikimi i përkujtimit për “ zhrtve shiptarskog terora na zhetvi jula 1999” (“Viktimat e terrorit shqiptar në të korrat e korrikut 1999) e që i paraprin pjesa tjetër përkujtuese për, siç i cilëson pllaka përkujtuese, “Viktimat e agresionit të NATO-s 1999 (“Viktimat e agresionit të NATO-s 1999).
Lidhur me këtë vizitë të Thaçit, Matoshi ka shkruar:

“Nderimi i serbeve te vrame ne Staro Gracko asht njerezor, mirepo Thaci para se te perkulej tek pllaka perkujtimore do te duhej qe:

1. Si burreshteti te zotohej per zbardhjen (hetimin) e rastit;

2. Duhej te kujdesej qe ne Republiken e Kosoves te mos kete mbishkrime fyese per tejtrin/tjeret – nese Thaci e ka lexue mire, ne pllaken perkujtimore shkruan: “Serbeve te rame nga terrori shiptar” – pra aty pretendohet se vrasesit dihen – pra jane “terroristet shqiptare” dhe kete pandehme Presidenti e ka pranu tashma si te vertete; Presidenti kosovar e ka perligj kete paragjykim;

Se dyti ne vend te fjales ‘albanskog” perdoret ‘siptarskog’ qe asht pezhorativi i konceptit shqiptar!?
Hashim Thaci ka ba mire qe mas 15 vjeteve perkujton viktimat e pafajshme serbe, katundaret qe u vrane egersisht ne aren e tyne, ka mire qe i pari e ka ba ni gjest te vullnetit te mire, ani se asni serb ende nuk asht perkule aty ku fashistet e Millosheviqit kane ba masakra; Ne Recak apo ne Prekaz, ne Likoshan apo Izbice, ne Qirez, Meje, Makoc… etj. mirepo duhej te mjaftohej t’i vizitonte familjaret serbe dhe t’u zotohej atyne se vrasesit do te gjenden dhe te nxirren para drejtesise, dhe gjithqysh duhej te kerkonte heqjen e fjalise paragjykuese dhe fyese per shqiptaret.
P.S.

Secili idiot qe i ka thane Presidentit Thaci se kjo asht OK, para se serbet t’i kerkojne falje publike dhe zyrtare shqiptareve kosovare per tentim-gjenocidi mbi ta, mbetet thjesht vetem ni idiot i pashprese!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit