1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbët rrahin një shqiptar në veri

Më të lexuarat

E. Dansefaj (1990), i përkatësisë etnike shqiptar, sulmohet fizikisht nga grupi i personave ende të paidentifikuar në veri të Mitrovicës.

“Rasti është raportuar në orën 21 e 20, në rrugën “Mbreti Petër”, përkatësisht në afërsi të lokalit “Padrino”, në veri të Mitrovicës, ndërsa patrulla Policisë së Kosovës, kishte pranuar informatën nga qendra operative komunikuese”, thotë toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë.

Njësiti policor i cili ka reaguar në vend të ngjarjes, ka kërkuar për prova të mundshme materiale dhe për dëshmitarë të mundshëm, ndërsa viktima e këtij rasti ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, për ndihmë mjekësore.
Viktima 22 vjeçar, është takuar me shenja të dukshme të lëndimeve, përkatësisht gërvishtje në fytyrë dhe dhëmbë të thyer, të shkaktuara nga sulmuesit.
Sipas viktimës së rastit, grupi i sulmuesve të panjohur kanë sulmuar të njëjtin, pa ndonjë pretekst derisa i njëjti ishte në shoqërim të tre personave të tjerë, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptar, por tre të tjerët kishin arritur që t’i shmangen rrezikut nga sulmi fizik i sulmuesve, duke u arratisur në jug të Mitrovicës.
Lëndimet e viktimës të pranuara gjatë sulmit fizik, për shkak të dëmtimit të dhëmbëve, konsiderohen si lëndime të natyrës së rëndë, por jo serioze, të konstatuara në bazë të raportit mjekësor.
Nuk është raportuar për të arrestuar deri më tani.
Rasti është regjistruar si vepër kriminale “sulm fizik dhe lëndim i rëndë trupor” i motivuar mbi paragjykime dhe nga jo toleranca të urrejtjes etnike ndërsa besohet se veprimet e tilla janë të organizuara nga grupe të strukturuara të rinjve të përkatësisë etnike serbe.
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka kërkuar me përgjegjësi nga stafi udhëheqës i stacionit policor veri në Mitrovicë, që të trajtoj me prioritet, identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit