9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arabë festojnë dështimin e puçit ushtarak në Turqi

Më të lexuarat

Me qindra njerëz janë mbledhur në Liban dhe në Rripin e Gazës për të festuar dështimin spektakolartë grushti të shtetit në Turqi.

“Me mbështetjen e popullit të tij, Turqia doli fitimtare,” u shpreh për Agjencinë Anadollu Muhamed Ashur, një banor i Gazës.

Ai tha se kishte ndjekur televizionet e ndryshme gjatë gjithë natës për të marrë vesh zhvillimet dramatike në Turqi.

“Lajmi për përpjekjet e një grushti shteti ishin një tronditje e madhe,” tha ai. “Por tani tronditja është kthyer në gëzim.”

Qindra palestinezë me flamurin turk dhe palestinez në duar janë mbledhur në Rripin e Gazë, në qytetin KhanYounus për të treguar mbështetjen e tyre për qeverinë legjitime të Turqisë.

Disa mbanin parulla me shënimin: “Gaza nuk do të harrojë kurrë ata që e mbështetën atë,” duke iu referuar mbështetjes se qeverisë turke për Gazën, e cila ka vuajtur nga një embargo dhjetëvjeçare nga Izraeli dhe Egjipti.

“Ky është një mesazh për vëllezërit tanë në Turqi se populli i Palestinës do t’u qëndrojnë në krah atyre,” tha një anëtar i lëvizjes Hamas.

Ndërkohë, në Liban qindra njerëz janë mbledhur në qytetin jugor tëSidonit për të festuar dështimin e puçit në Turqi.

Edhe ata kanë festuar pranë një spitali turk të qytetit duke mbajtur në duar flamurin turk e duke brohoritur në mbështetje të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan dhe qeverisë se tij.

Disa protestues u falën në sheshin e Tripolit për të “shprehur falënderimin e tyre ndaj Zotit” për dështimin e grushtit të shtetit në Turqi.

Të premten në mbrëmjet, elementë rebelë brenda radhëve tëushtrisë turke u munduan të bëjnë një grusht shteti kundër qeverisë.

Ndonëse këto përpjekje dështuan dhe u zbrapsen nga autoritetet legjitime dhe aparati i forcave të sigurisë, afërsisht 160 vetëhumbën jetën gjatë përleshjeve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit