1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Amnesty akuzon Egjiptin për zhdukjen e qytetarëve

Më të lexuarat

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë zhdukur me forcë qindra njerëz, të cilët janë torturuar gjatë vitit të shkuar për të shtypur opozitën në vend. Sipas raportit të Amnesty International që bën këto akuza, mes njerëzve të zhdukur pa lënë gjurmë ka studentë, aktivistë politikë dhe protestues, disa prej të cilëve në moshën 14-vjeçare.

Kjo organizatë për të drejtat e njeriut thotë se shumë prej tyre janë burgosur për muaj të tërë, shpesh në pranga dhe me sytë mbyllur gjatë gjithë kohës së burgimit.
Qeveria e Egjiptit i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se nuk ka përdorur kurrë zhdukjen e njerëzve dhe torturat.

Ministri i Brendshëm i Egjiptit, Madgi Abdul Ghaffar, nguli këmbë se shërbimet e sigurisë operojnë sipas ligjit egjiptian.

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe mbi 40 mijë të tjerë janë burgosur që kur presidenti President Abdul Fattah al-Sisi udhëhoqi grushtin e shtetit ndaj Muhamed Morsi, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.

Sipas Amnesty International, zhdukjet me forcë të njerëzve janë shndërruar në një instrument kyç i politikave shtetërore në regjimin e Presidentit al-Sisi.

Bazuar në raportet e organizatave lokale jo qeveritare, Amnsety International thotë se mesatarisht 3 apo 4 njerëz zhduken çdo ditë në Egjipt dhe këto operacione kryhen nga forcat e sigurisë, kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë.

Mësohet se qindra njerëz mbahen të burgosur në selinë e kësaj agjencie në kryeqytetin Kajro. Amnesty thotë se shërbimet e sigurisë janë ndeshur shpesh me organet gjyqësore, duke i detyruar këto të fundit të gënjejnë për të mbuluar gjurmët. / Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit