3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Deputet shqiptarë në Kongres të Opozitës Iraniane, çfarë lidhje kanë?

Më të lexuarat

Nëntëmbëdhjet deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë marrë pjesë në Kongresin e Opozitës Iraniane, “The Great Gathering of the Iranian Resistance”, që zhvillohet në Paris. Arben Ramkaj ka shkruar këto rreshta në Facebook lidhur me shkuarjen e këtyre deputetëve shqiptarë në këtë Kongres.

Ja postimi i tij i plotë:

“Duke parë pjesëmarrjen e shumë deputetëve shqiptarë në konferencën ndërkombëtare të opozitës iranine në Paris dhe brohoritjet e tyre “le të rrëzohet sistemi” në kor me iranianët, sauditët e shumë lojtarë të tjerë rajonalë, mendova t’i shpreh disa mendime:
E para situata në Lindjen e Mesme për Shqipërinë e qytetaret shqiptarë duhet parë me indifirenc dhe qetësi. Një vend i vogël si i yni nuk ka asnjë rol të rëndësishëm për të luajtur në konfliktet rajonale për dominim në Lindjen e Mesme. Konfliktet e Mbretërisë Saudite me Iranin apo konfliktet e Turqisë me Sirinë dhe Egjiptin janë diçka që s’na interesojnë as nga afër e as nga larg.
Falënderojmë Zotin që Shqipëria, në hartë është larg këtyre rajoneve të ndezura nga konfliktet politike, sektare dhe për dominim ekonomik.
E dyta, Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike me Iranin ashtu siç ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin e shumë vende të tjera në botë. Nuk është në dobi të miqësisë midis popujve që ligjvënësit të jenë pjesëmarrës në thirrje për rrezimin e regjimeve të cilat menaxhojnë miliona qytetarë, sidomos me regjime që janë të egra në luftën gjeopolitike.
Dashje padashje bëhesh pjesë e vëmendjes së tyre dhe reagimeve ndoshta jo të dobishme në marrëdhënie ndërkombëtare, ndoshta dhe më gjerë.
E treta, Irani në Ballkan, aleatët e tij më të qëndrueshëm ka Greqinë dhe Serbinë, aktorë të rëndësishëm rajonalë. Gjithashtu edhe Turqia ka marrëveshje partneriteti e strategjie me Iranin,diçka qe i mungon Shqiperise persa i perket rajonit. Irani arriti një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare me grupin e të pestëve, marrëveshje historike ku u lëvruan qindra miliardë dollarë në favor të regjimit iranian.
E katërta, Shqipëria perceptohet si vend me perkatësi me shumicë myslimane, kështu që beteja për dominim e frymes të bashkësisë myslimane zbret edhe në trojet shqiptare, pasi politikat rajonale konfliktuale kërkojnë aleat, qofshin këta edhe imagjinarë.
E pesta, politikat që duhen ndjekur nga institucionet shqiptare, po ashtu edhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar duhet të jenë politika respektuese për të gjithë faktorët gjeopolitikë të Lindjes së Mesme dhe mbajtjes së një qëndrimi respektues per popujt dhe institucionet e tyre ashtu siç dhe na takon si vend i vogel dhe pa ndonjë ndikim në arenën politike të Lindjes së Mesme.
Ka dhe më shumë për të thënë, por këto janë disa momente të mendimit për çështjen e pjesmarrjes se deputeteve ne kongresin e opozites Iraniane.”/
KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit