3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shqipëria do ta dyfishojë prezencën në Afganistan

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.

Shqipëria, tha Kryeministri, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm.

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj, transmeton TCH.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit