6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

DINARI I ARIT DHE DËRHEMI I ARGJENDIT: ISLAMI DHE E ARDHMJA E PARASË

Më të lexuarat

HYRJE
Ebu Bakr ibn Ebi Merjem tregon se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allah-ut të thoshte: “Sigurisht do të vijë një kohë mbi njerëzimin, në të cilën nuk do të mbetet asgjë që do të përdoret (ose të përfitohet prej saj), përveç Dinarit ( monedha e arit) dhe dërhemit (monedha e argjendit).” [Kjo profeci qartazi parasheh rënien e sistemit të parasë false, e cila funksionon tani nëpër botë.] (Musnedi, Imam Ahmedit)

Është e çuditshme, sa edhe e turpshme, që edhe në këtë orë të vonë, kur armiqtë janë duke e salduar në vend portën e fundit të hekurt të Guantanamos financiare, shumë myslimanë mbesin injorantë lidhur me natyrën djallëzore të parasë në botën moderne, të krijuar nga Evropa. Një person bile edhe e ka kritikuar këtë shkrimtar se paska pikëpamje “qesharake” sa i përket parasë.
Siç duket, vetëm pak kuptohet roli që ka luajtur sistemi monetar i krijuar nga evropianët në dhënien e mundësive armiqve të Islamit për t’u përfshirë në vjedhje masive e të ligjshme të pasurisë së njerëzimit. Por, as nuk kuptohet që ata armiq e kanë dizajnuar një sistem monetar që eventualisht do t’u jep atyre mundësinë e vendosjes së diktaturës financiare mbi tërë botën. Ata tashmë ia kanë arritur të skllavërojnë miliona myslimanë (si dhe të tjerë brenda njerëzimit) me rroga skllevërish, por edhe varfërimin e tyre, derisa ndjekin një agjendë mëkatare globale në emër të Shtetit euro-çifut të Izraelit. Është vërtet përçmuese që t’i dëgjosh ata të cilët e fajësojnë Pakistanin dhe Indonezinë për varfrinë mizore në Pakistan dhe Indonezi.
Mjetet e informimit, edhe ato në vendet të cilat deklarohen se “Islami” është religjioni i tyre shtetëror, janë të njohura për ndalimin e të gjitha raporteve të lajmeve sa i përket kësaj teme të rëndësishme. Një shembull i tillë i rëndësishëm është edhe Konferenca Ndërkombëtare mbi Ekonominë e Bazuar në Dinarin e Arit, që ishte mbajtur në Qendrën Tregtare Botërore Putra të Indonezisë, më 24 dhe 25 korrik 2007. Një fjalim i shkëlqyeshëm që u mbajt nga ish – kryeministri i Malajzisë, dr. Mahathir Mohamad, përgatiti skenën për dy ditë shpjegime intensive me temë ‘paranë’. Ky libër është një version i zgjeruar i letrës sonë me titull ‘Shpjegimi i zhdukjes së parasë me vlerë të brendshme’, të cilën e kemi paraqitur në konferencë, menjëherë pas mbajtjes së fjalimit. Lexuesit mund të kenë dëshirë ta vlerësojnë atë konferencë, në gazetën malajziase në gjuhën angleze.

Ajo që është shumë më e keqe sesa ndalimi i lajmeve, është se myslimanët janë në nivel shumë të lartë dhe të turpshëm të injorancës ose të heshtjes, sa i përket natyrës mashtruese të parasë moderne. Edhe kur ta kuptojnë se ka diçka që nuk shkon dhe që është shumë e rrezikshme lidhur me paranë moderne, në këtë epokë të çuditshme moderne, shumicës i mungon guximi për ta denoncuar sistemin monetar të parasë (që nuk mund të kthehet në vlerën e vërtet të saj) mashtruese dhe si e tillë haram.

Qeveritë të cilat sundojnë mbi myslimanët, paraqesin skenën më të përçmuar nga të gjitha. Ata as që e kuptojnë realitetin e rrezikshëm të parasë sot e as që duan ta njohin këtë subjekt. Arsyeja për këtë gjendet në rolin e servilizmit, të cilin ata duhet ta mbështesin si qeveri në marrëdhëniet e tyre me aleancën judo-kristiane, e cila tani e sundon botën.
I vetmi përjashtim në këtë gjendje të mjerë të çështjeve është ish – kryeministri i Malajzisë, dr. Mahathir Mohamad. Ai jo vetëm që e ka kuptuar natyrën shfrytëzuese të këtij sistemi monetar, të krijuar nga civilizimi modern perëndimorë, por poashtu bëri (dhe e bëri saktësisht) atë që mezi e bëri ndonjëri nga muftitë e Islamit deri tani, ose që guxoi ta bënte. Ai bëri thirrje për kthimin e Dinarit të Arit si para, në vend të sistemit monetar të ndërtuar përreth dollarit amerikan, tërësisht të falsifikuar, në mënyrë që myslimanët të mund ta nxjerrin veten e tyre nga shtypja dhe shfrytëzimi financiar dhe ekonomik.

Ne e ofrojmë këtë ese për “të ardhmen e parasë”, për përfitimin e atyre që e besojnë Kuranin si fjalën e shpallur të një Zoti të vetëm dhe Muhamedin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si Profetin e Tij të fundit. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se jo vetëm që duhet ta shpjegojmë këtë në mënyrë adekuate, por duhet poashtu të lutemi që Allahu, më i dashuri, ta heq perden nga shumë sy. Vetëm atëherë ata do ta njihnin fazën finale të sistemit të gjerë mashtrues monetar, që është dizajnuar për ta vendosur skllavërinë e plotë financiare mbi njerëzimin. Sistemi është i dizajnuar që në veçanti t’i godasë ata të cilët i rezistojnë aleancës misterioze judeo-krishtere, e cila tash e sundon botën.

Faza finale e evolucionit në sistemin e tyre monetar do ta dëshmojë përqafimin universal të parasë elektronike, xhevahiri më i ndritshëm i kurorës së tyre të ligë monetare, e cila do t’i zëvendësojë tërësisht bankënotat e sotme mashtruese të letrës. Në të vërtet kjo fazë finale tashmë ka filluar dhe krejt çfarë u nevojitet banditëve monetar tani, është një krizë ndërkombëtare (si për shembull sulmi nuklear mbi Iranin, i cili nuk ka ndodhur akoma, por që pritet në çdo kohë). Kjo do të çonte në kolapsin e tërësishëm të dollarit amerikan dhe një ikje masive dhe me pasoja nga bankënotat e letrës.
Kolapsi i pashmangshëm i dollarit amerikan tashmë është reflektuar në ngritjen e çmimit të arit – tani gati në çmim rekord prej 850 dollarësh amerikanë për ounce (1 ounc e barabartë me 28.3 gram), i caktuar në janar të vitit 1980. Bota mund të arrijë ta shohë ngritjen e çmimit të arit në 3000 dollarë amerikanë (ose më shumë) për një ounce. E njëjta gjë do të ndodhë me çmimin e naftës. Ndoshta tronditja psikologjike e kolapsit të dollarit amerikan do të krijonte një ikje të furishme, përmes së cilës paraja elektronike, pa ndonjë mund, do ta zëvendësonte paranë e letrës, si një sistem monetar botëror pa para të gatshme.

Në këtë ese do të përpiqemi t’ia paraqesim lexuesit temën e parasë që ndodhet edhe në Kuranin e bekuar dhe Synetin e Profetit të bekuar (salallahu alejhi ua salam). Ne do të dëshmojmë që paraja e tillë (që ne e quajmë paraja e Synetit) gjithmonë ka pasur vlerën e brendshme. Me këtë ne nënkuptojmë se vlera e parasë, cilado vlerë qoftë ajo, dhe pa marrë parasysh ndryshimet në vlerë që do të mund të ndodhin natyrshëm, vlera është ruajtur brenda parasë dhe si e tillë ka qenë imune ndaj manipulimit dhe devalvimit arbitrar nga jashtë.
Edhe më tutje do të dëshmojmë se sistemi monetar i krijuar nga aleanca sunduese evropiane judeo-krishtere ishte dizajnuar në veçanti për ta larguar ‘paranë me vlerë të brendshme’ nga sistemi monetar botëror dhe për ta zëvendësuar me paranë që nuk kishte vlerë të brendshme. Këto bankënota të letrës, të pakthyeshme në vlerë reale, atëherë mundë të devalvoheshin. Kur ato të devalvohen, jo vetëm që do të përfundonte në vjedhjen e padrejtë, të legalizuar, të pasurisë së atyre që i kanë përdorur bankënotat e devalvuara, por, për më tepër, do të bëhet përherë e më e vështirë për ato vende që të mund t’i kthejnë kreditë, të cilat janë marrë me kamatë. Përfundimisht këto shtete do të bijnë në grackë me borxhe që kurrë nuk do të mund t’i paguajnë dhe kështu do të jenë në mëshirën e krediteve të mëdha e të dyshimta të të cilëve kanë pasur për qëllim kontrollin e tillë mbi ta. (Shiko John Perkins: “Rrëfimi i një vrasësi ekonomik me pagesë”).

Ndërsa paraja do të devalvohet, kostoja e pronës, e punës, e materialeve dhe e shërbimeve në territoret e valutave të devalvuara do të bëhet përherë e më e lirë për ata të cilët e krijuan sistemin monetar. Përfundimisht një pjesë e botës do mund të jetojë në rehati , ndërsa pjesa tjetër e botës, me paranë e saj vazhdimisht të devalvuar, derdh djersë dhe punon në skllavëri të re për t’i mbajtur banditët përfundimisht të pasur dhe me biletën e përhershme të klasës së parë në anijen e jetës. Derisa varfëria rritet në vendet e goditura, natyrisht që do të rritet edhe korrupsioni. Ata të cilët kishin mprehtësinë intelektuale të kafshëve do ta vrisnin shumë mendjen: pse vendet myslimane vuajnë nga korrupsioni i lartë, derisa Perëndimi (i cili ka plaçkitur pasurin e tyre dhe jetonte nga djersa e tyre) ishte e lirë nga korrupsioni.
Dhe kur FMN-ja e shtyu privatizimin mbi ata, paratë e të cilëve e kishin humbur vlerën, banditët atëherë mundën të blinin nga ato vende fushat e naftës dhe të gazit, kompanitë e energjisë elektrike, kompanitë telefonike etj., për pak cent, në esencë për më pak sesa vlera e tyre e vërtetë. Ende mbetet enigmë, pse presidenti i Venezuelës Hugo Chavez arrin ta kuptojë rolin shfrytëzues të FNM-së dhe mund ta prishë anëtarësinë e Venezuelës në këtë organizatë, ndërsa muslimanët mbeten çuditërisht të heshtur për këtë çështje.

Kjo ese vazhdon me shpjegimin se armiqtë nuk janë të kënaqur thjesht duke jetuar nga djersa e të tjerëve, duke shfrytëzuar avantazhin e sistemit të tyre monetar, i cili është i padrejtë dhe shtypës. Më tepër ata kanë një dëshirë të madhe që financiarisht t’i skllavërojnë masat dhe kjo do t’i lejojë ata ta vendosin diktaturën e tyre mbi tërë botën.
Përveç nëse individi e kupton dizajnin e madh që qëndron prapa sistemit monetar bashkëkohor të parasë së letrës, e cila nuk mund të kthehet në vlerën e vërtet, atëherë nuk do të mund t’u përgjigjet në mënyrën adekuate sfidave që janë vendosur nga sistemi monetar. Prapëseprapë është përpjekur më kot që t’i bindë shokët e tij të dalluar dhe të shkolluar, për nevojën për ta kuptuar dizajnin e madh përpara se të fillojnë përpjekjet për ta kthyer Dinarin e Arit si para.

KAPITULLI I DYTË
PARAJA NË KURAN DHE SYNET

Shumë myslimanë të laicizuar në boten moderne mendojnë bindshëm se feja nuk duhet të ketë asgjë të përbashkët me jetën ekonomike dhe politike. Myslimanët e tillë nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, por as ta kuptojnë incidentin në vijim, në jetën e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
Abu Said al-Khudri tha se Bilalli i solli Profetit disa hurma nga Barni dhe kur Profeti e pyeti se ku i kishte marrë, ai u përgjigj: “I kam pasur disa hurma të kualitetit të dobët, kështu që i ndërrova dy shporta të atyre (hurmave) për një shportë të këtyre (hurmave).” Profeti u përgjigj: “ Ah! Ky në të vërtet është thelbi i Ribas (kamatës), vetë thelbi i Ribas! Mos bëjë kështu, por kur të dëshirosh të blesh, shiti hurmat në një transaksion të veçantë dhe blej me atë që e merr”. (Bukhari, Muslim)

Ne mësojmë nga ajo që u tha më lart se Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)e ka ndaluar një shkëmbim jo të barabartë të ‘hurmave’ për ‘hurma’. Ai e kashpallur një shkëmbim të tillë si vet thelbi i ribas. Sidoqoftë, ka fakte që një shkëmbim jo i barabartë i ‘deveve’ për ‘deve’ ishte i lejuar:
Yahya më ka treguar mua nga Malik nga Nafi se Abdullah in Umar i ka blerë ( shkëmbyer) një deve femër për hipje me katër deve të tjera dhe ka garantuar t’i jepte ato plotësisht me ar-Rabadha.  (Muwata, Imam Malik)

Natyrisht që lind pyetja: pse ishte i ndaluar shkëmbimi jo i barabartë i hurmave, por ishte i lejuar shkëmbimi jo i barabartë i deveve?
Përgjigja e kësaj pyetje gjendet në Hadithin e Profetit (salallahu alejhi ua salam) lidhur me Riban, e shpjegon se çfarë është paraja në Islam:
Abi Said al-Khudri tregoi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ari për ari, argjend për argjend, grurë për grurë, elb për elb, hurma për hurma dhe kripë për kripë (kur transaksioni është për gjërat e njëjta), pagesat të bëhen në vend dhe nëse ndonjëri jep më shumë ose kërkon më shumë, ai është përfshirë në Ribë, ku edhe marrësi edhe dhënësi janë që të dy fajtorë”. (Sahi Muslim)

Hadithi i lartcekur i Profetit Muhamed (salallahu alejhi ua salam) në mënyrë të qartë i ka përcaktuar tri gjëra:
Së pari, ka përcaktuar që ‘paratë’ në Islam ose të jenë metale të çmuara, siç janë ari dhe argjendi, ose gjëra të tjera të përshtatshme, siç janë: gruri, elbi, hurmat dhe kripa, që janë artikuj të përdorimit të gjerë, kryesisht ushqime, të cilat kanë mundësi të ruhen-rezervohen. Kështu, kur ka pasur mungesë të monedhave të arit dhe të argjendit në tregun e Medines, gjërat e përdorimit të gjerë, siç janë hurmat, të cilat gjendeshin në sasi të mjaftueshme, kishin mundësi të ruheshin, por edhe të përdoreshin si para. Si rrjedhojë ne tani mund t’i përgjigjemi pyetjes më lart.

Shkëmbimi jo i barabartë i deveve për deve ishte i lejuar, pasi që kafshët nuk janë përdorur kurrë si para. Megjithatë, një shkëmbim jo i barabitë i hurmave me hurma është dashur të ndalohet, pasi që hurmat ishin përdorur si para dhe lejimi i një shkëmbimi të tillë do ta hapte derën për fajdexhinj, për ata që japin para me fajde.

1. Nëse i njëjti parim sa u përket artikujve të përdorimit të gjerë, siç janë hurmat, si para, të aplikohej në ishullin Java të Indonezisë, orizi mund të përdorej si para, nëse në treg do të kishte mungesë të monedhave të arit dhe të argjendit. Në anën tjetër, në ishullin e Kubës sheqeri mund të përdoret si para etj.

Disa dijetarë të Islamit mundohen të argumentojnë se njerëzimi është i lirë të përdorë çdo gjë si para, bile edhe një kokërr rëre. Kështu që nuk ka ndalesa në shtypjen e letrës dhe caktimin e çfarëdo vlere asaj.

Së dyti, kur ari, argjendi, gruri, elbi, hurmat dhe kripa (orizi, sheqeri, etj) janë përdorursi para, vlera e parasë ka qenë ‘brenda’ parasë dhe jo ‘jashtë’ saj. Kështu që, Hadithi e përcakton që ‘paraja’ në Islam është ajo që ka vlerë të brendshme.
Së treti, paraja gjithmonë është gjendur brenda në krijimin e Allahut në artikujt epërdorimit të gjerë, të cilët i ka krijuar Allahu Fuqiplotë, me vlerën e tyre të caktuar nga Vetë Allahu Fuqiplotë. Ai ka deklaruar për Vetveten se është al-Razzak, krijuesi i pasurisë.
Tani ne mund ta shpjegojmë paranë që gjendet në Synet e që është kjo në vijim:
Metalet e çmuara ose artikujt e tjerë të përdorimit të gjerë që u cekën më lart.
Paraja me vlerë të brendshme.
Paraja që gjendet në krijimin e Allahut me vlerën e caktuar të kësaj paraje nga vetë Allahu më i Lartësuari, i Cili është krijuesi i pasurisë.
Disa dijetarë të Islamit nxitojnë të na e përkujtojnë që Syneti përbëhet nga dy pjesë. E para është ajo e cila na ka ardhur nga Profeti i bekuar e që ishte i bazuar në udhëzimin hyjnor dhe e dyta është ajo që është bazuar në opinionin e tij. Vetë Profeti i ka këshilluar përcjellësit e tij lidhur me këtë të dytën: “Ju jeni më mirë të informuar për punët tuaja të kësaj bote.” Kjo këshillë nënkupton se nuk ka pasur obligim për respektimin e Synetit të tillë.
Dijetarët shkojnë më tutje dhe argumentojnë se ‘paraja’ i përket kategorisë së dytë. Si pasojë, ata argumentojnë se është krejtësisht e lejuar për myslimanët që ta pranojnë sistemin e tanishëm të parasë së letrës pa vlerë, në të cilën aleancës sunduese judeo-krishtere i nevojitet thjeshtë të shtypë letra si para, t’ua caktojë një vlerë imagjinare dhe si proces krijuesit të bëhen të pasur sa duan. Dhe pastaj ata mund t’i përdorin valutat e tyre për të blerë çfarë të duan, në secilën pjesë të botës. Megjithatë, kur myslimanët i ndjekin (iu bashkëngjiten), ata në këtë aktivitet ilegal të krijimit të pasurisë nga asgjë, me një valixhe plot me rupia të Indonezisë apo rupis të Pakistanit nuk do të mund ta paguajnë as edhe një filxhan kafe në Menhatan.

Këta dijetarë të Islamit nuk e kanë deklaruar si haram këtë sistem monetar të parasë së pavlerë të letrës dhe, ndoshta edhe nuk do ta bëjnë kurrë.  Ata nuk mendojnë se paraja në formën e metaleve të çmuara, të krijuara nga Allahu më i Lartësuari, dhe me vlerë të brendshme të përcaktuar nga Vetë Allahu, është e rrënjosur fort në vetë Kuranin e bekuar.
Allahu Më i Lartësuari i referohet dinarit në këtë ajet të Sures Ale ‘Imran:
“Ndër ithtarë të Librit (i.e., Tevrati) ka të atillë që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: “Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut”. (Kurani, Ale ‘Imran 3:75)

Ai poashtu i referohet dërhemit në këtë ajet të Sures Jusuf:
“Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dërhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).” (Kurani Jusuf, 12:20)
Në të dyja këto ajete të Kuranit Allahu Më i Lartësuari i është referuar ‘parasë’ si monedha të ‘arit’ ose ‘argjendit’. Një dinar ka qenë një monedhë e arit me vlerë të brendshme dhe dërhemi ose monedha e argjendit, po ashtu e kishte vlerën e brendshme. Që të dyja gjenden të rrënjosura në krijimin e Allahut dhe që të dyja kanë vlerë të cilën ia ka caktuar Vetë Allahu, i Cili është krijuesi i pasurisë.
Ka edhe ajete të tjera të Kuranit që poashtu i referohen arit dhe argjendit si pasuri dhe kjo pasuri mund të përdoret si para në formë të dinarit të arit dhe dërhemit të argjendit:
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë”. (Kuran Ale-Imran 3:14).

“Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t’u pranohet për kompensim, qoftë edhe plot faqen e dheut ari. Ata i pret dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë”. (Kuran Ali Imran 3:91)
“O, ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jahudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm” (Kuran Tevbe, 9:34).

E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin. E edhe dyertë e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur. (Kuran, Zukhruf, 43: 33-5).

“Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuarës) e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?” (Kuran, Nisa 4:20).
Kurani vazhdon të shpalosë lajmet e jashtëzakonshme që ari dhe argjendi do të ruajnë statusin e tyre si gjëra me vlerë të madhe edhe në botën tjetër poashtu. Me fjalë të tjera, ari dhe argjendi posedojnë një realitet shpirtëror si gjëra me vlerë, si shtesë ndaj vlerës së tyre në botën materiale:

“Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër” [Ky ajet si dhe ajetet tjera në vijim, tregojnë se ari dhe argjendi do të mbesin të çmuara dhe të vlefshme edhe në botën tjetër] (Kuran, Insan, 76:21)

“Atyre u shërbejnë me enë e gota nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë” (Kuran, Zukhruf, 43: 71)

“Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?” [Kështuqë ata e njohin arin si të çmuar dhe që mund të zbresë nga lart] (Kuran, Zukhruf, 43: 53).

“Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rreth-dorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta. (Kuran Fatir, 35: 33)

“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahir, e petkat e tyre janë të mëndafshta” (Kuran, Haxh, 22:23)

“Të tillët e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekullueshëm është dhe sa vend i bukur është ai. (Kuran, Kehf, 18:31)

“Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë! ” Thuaj “Subhanallah – i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?” [Kështu që e njihnin arin si jetë si diçka e çmuar dhe me vlerë shumë të madhe]. (Kuran al-Isra 17:93)

Në të vërtet, Dinari i Arit është i përcaktuar që të luajë një rol shumë të rëndësishëm në vetë Ditën e Gjykimit. Në një Hadith shumë të gjatë, pesha e mirësisë në zemër, kur matet kundrejt Dinarit, do të jetë masa përmes së cilës njerëzit do të nxirren nga zjarri i xhehenemit. Ja një pasus relevant nga Hadithi i gjatë:
Abu Said al Khudri tregon: Kurë të vije Dita e Ringjalljes, një Mu’adhdhin (një deklarues) do të deklaroj: “ Secili njeri le ta ndjekë atë që e ka adhuruar……”
Atëherë personat e tyre do të ndalohen për në zjarr: atëherë ata do t’i largojnë një numër të madh të njerëzve, të cilët janë përfshirë nga zjarri deri në mes të kërcit ose deri në gju. Atëherë ata do të thonë: “ O, Zoti ynë, asnjë nga ata për të cilët Ti na ke komanduar, nuk ka mbetur në të (në Xhehnem)”. Ai pastaj do të thotë: “Kthehuni dhe nxirrni jashtë (nga zjarri i xhehenemit) ata në zemrat e të cilëve gjeni mirësi sa pesha e një Dinari.” Atëherë ata do ta nxjerrin një numër të madh. Atëherë ata do të thonë: “ O Zoti ynë, nuk e kemi lënë asnjë për të cilët Ti na ke komanduar”. “Ai atëherë do të thotë: “Kthehuni dhe nxirrni jashtë ata në zemrat e të cilëve gjeni sa gjysma e një Dinari të arit.” Atëherë ata do të nxjerrin një numër të madh të njerëzve dhe do të thonë: “O, Zoti ynë, asnjë nga ata për të cilët Ti na ke komanduar nuk e kemi lënë në të.” Ai atëherë do të thotë: Kthehuni dhe nxirrni jashtë atë në zemrën e të cilit gjeni sa pesha e një copëze.” Atëherë ata do të nxjerrin një numër të madh të njerëzve dhe do të thonë: “O, Zoti ynë, tani nuk e kemi asnjë në të (Xhehnem), i cili ka pasur të mirë në të……..” (Sahih Muslim)

Ajetet Kuranore të cekura më lart dhe Hadithi më lart dëshmojnë se ari dhe argjendi janë krijuar nga Allahu më i Lartësuari, me një vlerë të madhe të caktuar në to, dhe pastaj kjo vlerë do t’i mbijetoj kësaj bote të rëndomtë për të shërbyer edhe në botën tjetër. Ajetet poashtu tregojnë se Allahu Më i Lartësuari, në mençurin e Tij i ka krijuar arin dhe argjendin, që në mes të tjerash, të përdoren edhe si para. Kushdo që është aq i verbër që ta sfidojë këtë fakt të qartë, duhet ta përgatis veten për t’u mbrojtur në Ditën e Gjykimit.
Paraja me vlerë të brendshme sot është zhdukur nga sistemi i parasë që përdorët nëpër botë. E gjithë bota Myslimane është poashtu fajtore që e kanë braktisur paranë e cila është e rrënjosur thellë në vetë Kuranin dhe e cila ka vlerë edhe në botën tjetër. Myslimanët tashmë e kanë paguar një çmim të tmerrshëm për braktisjen e ‘parasë së shenjtë’ dhe në vend të saj kanë pranuar mënyrat krejtësisht mashtruese të shkëmbimit në formën e “parasë laike’.
Qëllimi ynë në këtë ese është që të shpjegojmë shkurt, natyrisht se si dhe pse ka ndodhur zhdukja e parasë së Synetit. I pyesim ata që i lexojnë dhe pajtohen me argumentet e paraqitura në këtë ese, që t’i përgjigjen urdhrit të Profetit Muhamed (salallahu alejhi ua salam):
Abu Said al-Khudri ka thënë: E kamë dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kushdo prej jush që sheh diçka (gjithçka që është) të ligë, le ta ndryshojë me duart e tij; nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën e tij; e nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij; por ajo është besimi (gjendja) më i ulët. (Sahih Muslim)

KAPITULLI I TRETË
DIZAJNI I MADH
Është një dizajn i madh që ndërlidh politikat ndërkombëtare, ekonomitë monetare ndërkombëtare dhe fenë me sistemin monetar mashtrues. Na lejoni të shpjegojmë.
Çdo fëmijë hebre është në dijeni dhe e beson një premtim hyjnor që i është transmetuar popullit izraelit në të cilin Allahu Më i Lartësuari premtoi se historia do të përfundojë me një njeri, i cili do të jetë Profet dhe Mesi, që do ta sundojë tërë botën nga froni i Davidit (alaihi salam) në Jerusalemin e Shenjtë me një sundim të përjetshëm. Jehuditë menduan nga kjo se; historia do të përfundojë me Pax Judaica (rregull botëror Jehudi), dhe me Jerusalemin edhe një herë në qendër të botës siç ka qenë në kohën e Sulejmanit (alejhi selam). Ata besojnë se Pax Judaica do ta bëjë të vlefshëm pohimin hebre për të vërtetën, duke hedhur poshtë të gjitha pohimet tjera.
Është goxha mrekulli se edhe Myslimanët edhe të Krishterët kanë të njëjtin besim me Jahuditë se procesi historik do ta arrijë kulmin me sundimin e drejtë të botës nga Mesia prej Jerusalemit të Shenjtë.
Megjithatë, përkundër Jahudive, Myslimanët dhe të Krishterët që të dy palët besojnë se Jezui, i biri i Merjemit, ishte Mesia Hyjnisht i Premtuar. Poashtu të dy palët besojnë se ai është ngjitur në qiell në rastin e përpjekjes për ta kryqëzuar atë dhe se ai do të kthehet për ta sunduar botën nga Jerusalemi, pikërisht ashtu si është premtuar nga aspekti hyjnor.
Kurani e shpjegon fenomenin e kthimit të tij duke e zbuluar se Jezui nuk është kryqëzuar, por se Allahu më i Lartësuar ka bërë të duket ashtu:

“Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotfuqishëm, i dijshëm. (Kuani al-Nisa, 4: 157 – 158)

Të krishterët e kanë kundërshtuar këtë deklarim të Kuranit, dhe kanë vazhduar në besimin e tyre se Jezui është kryqëzuar.
Jehudit, në anët tjetër, e kanë kundërshtuar Jezuin si Mesia dhe e presin një Mesiah tjetër, i cili do ta çlirojë Tokën e Shenjtë për Jahudit, t’i kthejë ata në Tokën e Shenjtë për ta kërkuar atë si tokë të tyre, ta rivendosin Shtetin e Shenjtë të Izraelit në Tokën e Shenjtë (p.sh. Izraeli i Shenjtë i cili ishte themeluar nga Davudi dhe Sulejmani) dhe pastaj ta bëjnë atë Izrael shtetin sundues të botës. Ai Mesi atëherë do ta sundonte botën nga Jerusalemi i Shenjtë me Pax Judcaica dhe do ta kthente epokën e artë të Jahudive.
Ka dëshmi të fuqishme që vazhdojnë të shpalosen në mënyrë misterioze në botën e cila duket sikur e bën të vlefshme pohimin Çifut për të vërtetën. Mbi të gjitha, ‘çlirimi’ i Tokës së Shenjtë ndodhi në vitin 1917. Pastaj bota u bë dëshmitare e kthimit të Çifutëve në Tokën e Shenjtë për ta kërkuar atë si të tyre, pas nja 2000 vite pasi që ishin dëbuar nga ajo me anë të dekretit hyjnor. Themelimi i Shtetit (të rremë) të tanishëm të Izraelit në vitin 1948 dhe menjëherë pastaj ngritja e shtetit të Izraelit në statusin e superfuqisë u bë evident. Përgjatë këtij procesi, aleanca Judeo-Krishtere e cila e solli në ekzistencë civilizimin modern perëndimor, kanë bërë progres të qëndrueshëm drejt themelimit të një qeverie botërore. Tani duket të jetë vetëm çështje kohe përpara se Izraeli ta zëvendësojë SHBA-në si shteti sundues i botës dhe një sundimtar i Izraelit del në dukje si kreu i qeverisë botërore me seli në Jerusalem dhe pastaj bën pohimin e rëndësishëm se ai është Mesia!

Allahu Më i Lartësuari, që ka njohuri paraprake për çdo ngjarje, ka krijuar Mesian e rremë (Dexhallin). Allahu Më i Lartësuari do ta lëshojë në tokë atë krijesë të ligë, në një dimension kohor ndryshe nga ai i yni,  me misionin për ta imituar Mesian e vërtetë (mendim i autorit). 

Njëra nga armët më të fuqishme të Mesias së rremë për ta arritur qëllimin e ti për ta sunduar botën, do të jetë ulja e njerëzimit në një gjendje të verbër të brendësisë shpirtërore deri në atë masë sa nuk do të jenë në gjendje ta kuptojnë strategjitë e tij djallëzore dhe kështu do të mashtrohen. Strategjija superiore përmes së cilës Mesia i rremë do të përpiqet të vendosë diktaturën e tij universale mbi njerëzimin do jetë arma e Ribas (kamatës). Përmes Ribas ai do t’i skllavërojë me anë të varfërisë, ata të cilët i rezistojnë atij dhe do t’i fuqizojë me pasuri, ata të cilët e pranojnë dhe mbështesin atë. Krijimi i elitës së pasur të njerëzimit  atëherë do të shfrytëzohen si klient dhe surrogat për t’i shfrytëzuar dhe skllavëruar masat e varfëra dhe t’i sundojnë ata në emër të Mesias së rremë.

 

KAPITULLI KATËR

DIZAJNI I MADH DHE ALEANCA JUDEO-KRISHTERE

Kurani i ka ndaluar rreptësisht Myslimanët që të miqësohen lidhin aleancë me këta Jahudi dhe të Krishterë të cilët mes vete kanë vendosur miqësi dhe aleancë Judeo-Krishtere. Këtë e ka bërë në ajetin e rëndësishëm në vijim në Suren al-Maidah

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet  All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar” (Kurani, al-Maidah 5:51)

Ne jetojmë pikërisht në një botë në të cilën aleanca judeo-krishtere ka shpërthyer për të parën herë në histori. Kjo është aleanca e cila e ka krijuar civilizimin modern perëndimor që tani e sundon botën përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara etj. Ka krijuar një sistem monetar dhe ekonomik, i cili veç ia ka arritur që ta pasurojë vetveten në kurrizin e pjesës tjetër të botës. Është po ajo aleancë judeo-krishtere e cila e ka themeluar Fondin Monetar Ndërkombëtar. Lexuesi tani duhet të pyes nëse ajeti kuranor i cekur më lart e ka ndaluar anëtarësimin e myslimanëve në organizatat ndërkombëtare të krijuara dhe të kontrolluara nga ajo aleancë. Përgjigjja duhet të jetë, natyrisht.

Një elitë e pasur tani sundon mbi masat e varfëra të njerëzimit dhe kombet e pasura tani sundojnë mbi pjesën tjetër të botës. Përveç kësaj, elita sunduese dhe e pasur nëpër botë tani e përbën një xhemat dhe tani është përgatitur skena për paraqitjen e një emiri (princi), të tyre, i cili do ta sundojë botën nga Jerusalemi dhe do të jetë Mesia i rremë.

Ata të cilët nuk mund ta dallojnë kjo aleance gjendet pas rrjedhës kryesore, pas rregullit të tanishëm botëror, e cila tani veç e sundon gati tërë botën myslimane. Ata si pasojë e sfidojnë ndalesën e cekur në Kuran, derisa vendosin dhe mbajnë lidhje miqësore, bile edhe aleancë me atë aleancë judeo-krishtere. Përderisa ata njerëz vazhdojnë t’i sundojnë myslimanët, Umeti i Muhamedit (sallallahu ‘alaihi wa salam) do të vazhdojë të mbetet i burgosur në varfëri të mjerueshme dhe të pamundur që t’u rezistojnë atyre të cilët bëjnë luftë kundër Islamit, në emër të Izraelit.

Tani ne do ta përshkruajmë njërin nga proceset e ribas (kamatës). Themelimi i një sistemi monetar ndërkombëtar, i cili e korruptoi paranë në mënyrë të atillë që mund të manipulohet dhe të funksionojë si makinë e vjedhjes së ligjshme, mashtrim gjigand dhe shtypje ekonomike. Njëra nga format më të dukshme të kësaj është shfrytëzimi i fuqisë punëtore përmes pagesave skllavëruese. Përreth botës së ashtuquajtur ekonomia e tregut të lirë, sot qeveritë e kanë parë si të domosdoshme ta vendosin ligjin mbi pagesën minimale, në mënyrë që t’i ndalojnë rebelimet e përgjakshme nga ata të cilët janë burgosur në rroga skllavëruese.

Lexuesi mundet lehtë ta dallojë zemrën e procesit të legalizimit të vjedhjes brenda sistemit monetar ndërkombëtar,  të cilin e ka krijuar aleanca judeo-krishtere, duke u përqendruar në ngjarjen që ndodhi në prill të vitit 1933. Qeveria e SHBA-së e miratoi legjislacionin që në atë kohë ia ndalonte popullatës amerikane të kishte monedha ari, shufra ari ose certifikatë të arit. Monedhave të arit iu hoq vlera monetare dhe nuk u lejuan më të shërbejnë si këmbim ligjor. Ato nuk mund të përdoreshin si para. Nëse dikush kapej me këtë ari, pas një date të caktuar,   mund të dënohej me 10 000 dollarë dhe/ose do të burgosej për gjashtë muaj. Si shkëmbim për monedhat e arit dhe shufrat e arit, Banka e Rezervave Federale, e cila është bankë private, ofron valutën e letrës (n.e, dollarin amerikan) me një caktim numerik të vlerës prej  20 dollarë për një ounce ari.

Shumica e Amerikanëve vrapuan për ta shkëmbyer arin e tyre për valuta të letrës, por ata të cilët ishin në dijeni për grabitjen që po ndodhte, me valutat e tyre të letrës blenë ar dhe pastaj e dërguan atë në bankat e Zvicrës.

Është domethënëse se qeveria Britanike po ashtu ua hoqi vlerën monetare monedhave të arit, në të njëjtin vit si dhe SH.B.A-ja. Ata e bënë këtë përmes suspendimit efikas të kthimit të sterlinës së letrës në ar.

Pasi që i tërë ari në Amerikë u shkëmbye për valutat e letrës, atëherë qeveria e Amerikës, në janar të vitit 1994, filloi në mënyrë arbitrare ta devalvonte dollarin amerikan të letrës me 41 % dhe pastaj e shfuqizoi ligjin për ndalimin e monedhës së arit, i cili ishte miratuar më herët. Popullata amerikane vrapoi për t’i shkëmbyer paratë e letrës me ar, por tani me një normë të re të shkëmbimit prej 35 dollarësh për një ounc ari. Në këtë proces ata u plaçkitën me 41% të pasurisë së tyre. Lexuesi tani lehtë mund ta dallojë vjedhjen e legalizuar që ndodh kur devalvohet valuta e letrës.

Kurani rreptësishtë e ka ndaluar dhe si të tillë e ka shpallur si haram një plaçkitje të tillë të pasurisë së njerëzve. Këtë e ka bërë, për shembull, në këto ajete të Sures Nisa dhe Sures Hud.

“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete……..!” (Kurani, al-Nisa 4:29)

 “O populli im, veproni drejt  gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!” (Kurani, Hud, 11:85)
Dhe Profeti Muhamedi (sallallahu ‘alaihi wa salam) i ka deklaruar transaksionet e tilla të cilat janë të bazuara në mashtrim dhe të cilat nxjerrin një përfitim në të cilin njërit i bëhet e padrejtë (n.e. veprimet e plaçkitjes) si Riba.

Banka e Rezervave Federale në incidentin më lart duket se e ka filluar një “test provë” që në vendin e tyre ta testojë sistemin e ri monetar, përmes të cilit mund të arrihet një transferim masiv dhe i padrejtë i pasurisë nëpër tërë botën që nuk ka dyshime. Ai transfer do të bëhej përmes një mënyre të thjeshtë të krijimit të parasë nga letra e pavlerë dhe pastaj futjen me pahir të përdorimit të valutës së letrës mbi tërë njerëzimin. Ata të cilët e kontrollojnë sistemin monetar, atëherë to t’i sulmonin disa monedha dhe t’i shtynin ato drejt devalvimit të vazhdueshëm. Si të tilla paratë e letrës e humbën vlerën e tyre dhe kështu masat që nuk dyshonin pësuan nga humbje masive të pasurisë së tyre; megjithatë, humbja e tyre rezulton në përfitim për të tjerët.

Më pak se 2 vjet më herët, në shtator të vitit 1931, funta britanike ishte devalvuar me 30% dhe kjo gradualisht u rrit në 40% deri me 1934. Franca pastaj pasoi me devalvimin e frëngut francez me 30%, lira italiane ishte devalvuar me 41% dhe frëngu zviceran me 30%. E njëjta gjë më pas ndodhi në shumicën e vendeve të Evropës. Vetëm Greqia doli përmbi pjesën tjetër të Evropës, duke e devalvuar monedhën e saj me 59%.

Çfarë dukej të jetë politika e “komshiut lypës” e viteve 1930-ta, duke përdorur devalvimin e monedhave për ta rritur konkurrencën e vendeve në eksportin e prodhimeve, në mënyrë që ta zvogëlojnë bilancin e deficitit të pagesave – rezultoi në rëndimin e të ardhurave kombëtare, tkurrjes së kërkesave, papunësi masive dhe një rënie të përgjithshme në tregtinë botërore, që u bë e njohur si Depresioni i Madh. Megjithatë, kjo e përgatiti rrugën për vendosjen e një sistemi monetar ndërkombëtar që thuhej se gjoja do të sillte rregull dhe do ta parandalonte kaosin në botën e parasë dhe të tregtisë. Me fjalë të tjera, Depresioni i Madh ishte shpikje artificiale, në mënyrë që mundësoi vendosjen e një sistemi monetar ndërkombëtar që do të sillte rregull në botën kaotike të parasë.

Ky bashkëpunim i pazakontë, shumë i dyshimtë dhe pothuajse i njëkohshëm dhe tërësisht mashtrues i shteteve evropiane, në devalvimin e monedhave të tyre, është dashur t’i zgjojë myslimanët për të parë rrezikun e madh që po u kanosej nga Evropa judeo-krishtere, përmes sistemit monetar të monedhave të letrës.

Kjo aleancë judeo-krishtere vazhdoi me vendosjen e një sistemi monetar ndërkombëtar të ‘monedhës së arit’, në Bretoon Woods.  Në Bretoon Woods, e përdorën lidhjen e dollarit amerikan me arin si gjethe fiku për të mbuluar faktin se tani letra mund të shtypet dhe të përdoret si para, pa ndonjë kriter që në treg të mund të kthehet në paranë e vërtetë, në thelb, paranë me vlerë të brendshme. Marrëveshja e Bretoon Woods-it e trasoi rrugën për themelimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me funksionin e përpiktë të mbajtjes së një sistemi monetar ndërkombëtar, pikërisht të bazuar në monedhat e letrës që nuk mund të kthehen në vlerë të vërtetë. Në vitin 1971, edhe gjethja e fikut u zhduk, kur SHBA-ja tradhtoi obligimin e traktatit, sipas ligjit ndërkombëtar, për ta kthyer dollarin amerikan në ar.

Është vërtet për t’u mahnitur se nuk pati asnjë reagim të dukshëm të intelektit Islamik për të paralajmëruar dhe mobilizuar myslimanët për ta kundërshtuar sistemin e ri mashtrues monetar. Nëse dijetarët e Islamit ishin verbuar nga gjethja e fikut, e që ishte dollari amerikan, dhe nuk mund ta shihnin natyrën mashtruese të sistemit monetar, që nga viti 1971 nuk ka pasur më gjethe fiku që mund ta mbulonte turpin e hajnisë së legalizuar. Prapë se prapë bota e diturisë islame dështoi të shohë se paraja moderne e letrës ishte haram.  Si rrjedhojë, “e tërë bota myslimane e pasoi në mënyrë të verbër aleancën judo-krishtere në vrimën e hardhucës” (proverb).

Derisa aleanca judo-krishtere e dekolonizoi pjesën e mbetur të kolonizuar të botës , ata siguruan që bota e kolonizuar joevropiane u tret në sistemin e ri monetar ndërkombëtar përmes anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nenet e Marrëveshjes së FMN-së e ndalojnë përdorimin e arit si para. Këtë e bëri përmes ndalimit të çfarëdo lidhjeje mes arit dhe parasë së letrës, përveç dollarit amerikan. Neni 4, Seksioni 2(b) i Neneve të Marrëveshjes së shteteve: “aranzhimet e shkëmbimit (i) ruajtja nga një anëtar i vlefshëm për monedhën e tij në kushtet e të drejtës për tërheqje speciale ose ndonjë emërtues tjetër, përveç arit, të përzgjedhur nga një anëtar, ose (ii) aranzhimeve të bashkëpunimit, përmes së cilës anëtarët e ruajnë vlerën e monedhave të tyre ndaj vlerës së monedhës apo monedhave të anëtarëve të tjerë, ose (iii) aranzhimet tjera të shkëmbimit, sipas zgjedhjes së anëtarit.

Në prill të vitit 2002, kongresmeni amerikan Ron Paul ua dërgoi letrën në vijim Departamentit Amerikan të Thesarit dhe Bankës Federale Kombëtare (e me që ra fjala, është bankë private), ku pyeti pse FMN-ja i ndalon monedhat të kthehen në ari, për shtetet anëtare të saj.

 

I nderuar Zotëri,

Po ju shkruaj lidhur me Nenin 4, Seksionin 2b të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Nenet e Marrëveshjes. Siç mund ta dini, ky tekst i ndalon vendet anëtare të FMN-së t’i lidhin monedhat e tyre me arin. Kështu, FMN-ja i ndalon vendet që vuajnë nga politikat e çrregullta monetare, që të adoptojnë mënyrat më efektive për t’i stabilizuar monedhat e tyre. Këto politika mund ta vonojnë mëkëmbjen e një vendi nga krizat ekonomike, ta ngadalësojnë zhvillimin ekonomik dhe kështu ta shtyjnë më tutje jostabilitetin ekonomik dhe politik të atij vendi.

Do ta vlerësoja shumë një shpjegim nga të dy, Thesari dhe Rezerva Federale, të arsyes pse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të pranojnë në heshtje këtë politikë kequdhëzuese. Ju lutem kontaktoni Mr. Norman Singleton, drejtorin tim legjislativ, nëse kërkoni informata shtesë sa i përket kësaj kërkese.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj në këtë çështje. Ron Paul

Shtëpia e Përfaqësuesve të SHBA-së

 

Është domethënëse se as Banka e Rezervave Federale dhe as Departamenti i Thesarit të SHBA-së, deri tani, nuk i është përgjigjur me ndonjë shpjegim kësaj kërkese. Arsyeja pse ata nuk janë përgjigjur është se nuk ka ndonjë shpjegim, përveç faktit se: sistemi monetar i themeluar përmes FMN-së është dizajnuar për ta plaçkitur njerëzimin dhe përfundimisht ta vendosë një skllavëri mbi të gjithë njerëzit që janë vënë në nishanin e aleancës judo-krishtere, e cila tani e sundon botën.

FMN-ja është përdorur për ta vendosur një sistem të ri monetar ndërkombëtar, me terminologji të re dhe të çuditshme monetare, dhe myslimanët u rehatuan me këto kushte, të cilat kurrë më parë nuk i patën provuar. Ka qenë një botë me ndryshime mes ‘monedhës vendore (të letrës)’, e cila u pranua si njësi shkëmbyese në vendin në të cilin ishte lëshuar, dhe si monedhe letre, “shkëmbim i jashtëm’, e cila ishte si njësia e shkëmbimit për tregti jashtë atij vendi.

Kështu që,  nëse myslimanët në Malajzi do të donin t’u shisnin mallrat e tyre myslimanëve fqinj në Indonezi, indonezianët është dashur të monedhat e jashtme për të bërë pagesën për blerje. Sidoqoftë, kjo para e huaja, për të gjitha qëllimet praktike, ka qenë e kufizuar ose për monedhat e letrës të Evropës, ose për dollarin amerikan. Kështu që u ngrit kurthi për nevojën e monedhës (së letrës) evropiane, pasi që dollari amerikan u bë i njohur si “ monedha e fortë”. Përderisa Aleanca judo-krishtere mund ta ruajë kërkesën për monedhat e tyre të letrës, krejt çfarë ata duhej të bënin ishte ta vazhdonin shtypjen e parave të tilla dhe në proces e sipër të krijonin pasuri nga hiqi.

Plani i ligë pas tërë këtij sistemi ka qenë poashtu që t’i fusin monedhat perëndimore, si dhe ato si surrogat të tyre, që vazhdimisht ta rrisin vlerën në raport me monedhat tjera. Ajo është arritur përmes pajisjes së thjeshtë që të bashkekzistojnë ose ta shtyjnë devalvimin e monedhave që janë vënë në shënjestër. Devalvimi i këtyre monedhave rezultoi në transferimin masiv të pasurisë, nga masat tek elita. Poashtu e shtyu fuqinë punëtore që të punojë për rroga skllevërish dhe i burgosi ata që morën kredi të ‘monedhave të forta’ nga FMN-ja dhe nga bankat komerciale evropiane dhe tani gjenden në një vështërsi në rritje, për t’i paguar ato kredi me kamatë. Në fakt i gjithë sistemi monetarë ndërkombëtar me në krye FMN-në është dizajnuar veçanërisht për arritjen e këtij rezultati. Shtetet në shenjestër u kurthuan me kredi të mëdha, vazhdimisht u largohej pasuria e tyre dhe u varfëruan, derisa përpiqeshin t’i paguanin kreditë me paratë të cilave vazhdimisht u binte vlera. Kjo nuk ka ndodhur aksidentalisht/rastësisht.

E fundit dhe më e shkëlqyera nga të gjitha, sistemi i ri monetar ndërkombëtar e mundësoi sistemin bankarë, përmes veprimeve të rezervave bankare, për t’i dhënë me kamatë paratë të cilat nuk i kishte. Ajo poashtu e legalizoi edhe mashtrimin. Unë dyshoj se myftitë e Islamit e kuptojnë se çfarë nënkuptohet me veprime të rezervave bankare dhe as që kanë dijeni për historinë e ekonomisë monetare ndërkombëtare, që u shpjegua shkurt në këtë ese. Kur paraja elektronike ta zëvendësoj tërësisht paranë e letrës dhe sistemi monetar i padrejtë ta perfeksionojë veten e tij. Unë kam frikë se myftitë do të deklarohen se edhe ‘paraja elektronike’ do të jetë hallall.

FMN-ja u krijua me një qëllim specifik për parandalimin e shkëmbimit të parave , që do ta vështirsonte devalvimin konstant të parave në shënjestër. Kështu, nenet e marrëveshjes deklaruan se FMN-ja do ta “ndihmojë eliminimin e kufizimeve të shkëmbimeve të parave, huaja e të cilave e vështirëson zhvillimin e tregtisë botërore”. Eliminimi i kufizimeve për shkëmbimet e parave të huaja pastaj do ta nxirrte në dukje një monedhë të vënë në shenjë nga sulmet financiare që do të krijonin mundësi për profite të mëdha, ndërsa monedhat e humbnin vlerën.

Sistemi monetar ndërkombëtar i cili doli nga Konferenca e Bretton Woods, veç ja ka arritur qëllimit të burgosjes së masave të njerëzimit, duke përfshirë pothuajse tërë botën myslimane në burgun e varfërisë dhe (nganjëherë) të mjerimit të përhershëm. Megjithatë, kur të zëvendësohet paraja e letrës me paranë elektronike, një gjë e tillë do ta nxisë skllavërinë financiare.  Myslimanët duhet të reagojnë në mënyrën adekuate, nëse dëshirojnë ndonjëherë të kenë ndihmën hyjnore, e cila do t’i nxirrte ata nga skllavëria financiare. Çfarë mund të jetë ky reagim? Ku duhet t’ia fillojnë?

 

KAPITULLI I PESTË
PËRGJIGJJA JONË

 

Kurdo që myslimanët të bëhen të vetëdijshëm për faktin se ata e kanë braktisur Synetin e Profetit Muhamed (salallahu ‘alaihi wa salam) duke e ndjekur aleancën judo-krishtere në gropën e hardhucës, reagimi i tyre thelbësor duhet të jetë kthimi prapa dhe të përpiqen ta kthejnë atë synet të humbur. Megjithatë, kur ai synet është i ngulur thellë në Kuran e që janë dinari i arit dhe dërhemi i argjendit dhe pastaj ata po ashtu duhet të kërkojnë falje prej Allahut për atë akt të tradhtisë dhe të nxitojnë për të fituar faljen e Tij duke u orvatur ta kthejnë atë që është braktisur. Si duhet ta bëjnë ata këtë orvatje. Çfarë duhet të bëjnë?

Faza e parë

Nxjerrja (prodhimi) i arit dhe i argjendit ua mundëson myslimanëve t’i përmbushin obligimet fetare,  siç është pagimi i Zekatit, Mehrit (paja në martesë), financimin e Haxhit etj., për më tepër, këto monedha do të shërbenin si ‘ruajtje e vlerës’ dhe do t’ua jepnin të pasurve mundësinë e sigurimit të pasurisë së tyre nga humbjet që shoqërohen me devalvimin e parasë së letrës. Prodhimi i monedhave të arit the vendosja e tyre në treg ofron pak lehtësim te masat e varfëra, të cilat do të kenë vështërsi ta blejnë dhe pastaj ta ruajnë, qoftë edhe një dinar të arit. Megjithatë, prodhimi i dinarit të arit dhe dërhemit të argjendit dhe vendosja e tyre në treg, sigurisht qëdo t’ia shtojnë vlerën procesit të mëtutjeshëm të edukimit të shoqërisë.

Por atëherë kur ari dhe argjendi futen në treg për të funksionuar si ‘mjetë të lejuara financiare’ dhe si ‘masë e vlerës’ , ajo para e synetit do të kthehet plotësisht. Paraja e tillë menjëherë do ta nxjerrë në pah natyrën mashtruese të parasë së letrës. Parimi i kësaj është se paraja e mirë e largon paranë e keqe. Ne mund të presim që aleanca jude-krishtere e cila tani e sundon botën, sidhe klientët e saj në botën myslimane dhe bota bankare në përgjithësi, do t’i bëjë rezistencë të gjitha përpjekjeve për t’i njohur arin dhe argjendin si mjete të lejuara financiare.

Si rrjedhojë, reagimi thelbësor Islamik ndaj këtij problemi monetar duhet të përqendrohet në mjetet e lejuara me ligjin që e ndalon përdorimin e arit dhe argjendit si mjete të lejuara financiare. Masat duhet të mobilizohen që të pyesin se pse është ndaluar përdorimi i dinarit (ari) si para. Asnjë qeveri në botë ndoshta nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, pasi që as FMN-ja nuk mund t’i përgjigjet.

Përpjekjet për t’iu kundërvënë këtyre ligjeve të hapura imorale dhe shtypëse duhet ndjekur në formën e një orvatjeje që është në përputhje me strategjinë e synetit (Syneti i Profetit të bekuar në luftën kudër shtypjes). Ai Synet na mëson ne se një program masiv i edukimit shoqëror është faza e parë e kësaj lufte për çlirimin nga shtypja politike dhe ekonomike. Kjo ese është shkruar pikërisht për këtë çështje.

Megjithatë, myslimanët vështirë të binden për natyrën mashtruese të parasë së letrës në sistemin e sotëm monetarë. 

 

Faza e dytë

Faza e dytë e kësaj lufte do ta përfshijë kundërshtimin nga vendet (fshatrat) e largëta për ta pranuar dhe përdorur paranë e letrës dhe paranë elektronike. Për shembull, bujqit e orizit në ishullin Java të Indonezisë do të mobilizohen për të kërkuar që për orizin e tyre të paguhen me dinar (të arit) . Në rast se blerësit refuzojnë të paguajnë me dinar, atëherë bujqit e orizit do ta kthejnë vetë orizin në vlerë monetare, duke e përdorur atë si mjet shkëmbimi. Kështu, orizi do të përdoret si para. Natyrisht se përdorimi i orizit si para do të jetë një masë e përkohshme dhe mund të funksionojë vetëm në rastet e pakicave ose si blerje e vogël. Në këtë mënyrë, paraja e synetit do ta zëvendësoj paranë e letrës dhe atë elektronike, të paktën në aspektin e shkëmbimit mikro-financiar.

Qytetet do të mbeten të kurthuara në paranë elektronike, për sa kohë që rregulli botëror do të vazhdojë ta sundojë botën. Megjithatë, paraja e synetit mund të avancojë prej fshatrave drejt qyteteve, derisa profecia e Profetit Muhamed (salallahu ‘alaihi wa salam) do të përmbushet:

Ebu Bakr in Ebi Marjem tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Sigurisht që do të vijë një kohë mbi njerëzimin, në të cilin nuk do të ngelet asgjë që do të përdoret përveç Dinarit dhe Dirhamit”. (Musnad, Ahmad)

Fund

 

—————————————————————

 

Kur paraja të jepet me kamat, huazuesi, kushdo qoftë ai, e siguron veten e tij në maksimum, nga mundësia e humbjes. Si pasoj paraja nuk qarkullon në ekonomin e bazuar mbi dhënën e parave me normat e interesit. I pasuri mbetet gjithmonë i pasur dhe i varfri përgjithmonë i varfër dhe në rrezik për tu shfrytëzuar. Për shembull: gratë fshatare Myslimane në varfëri të mjerë në Indonezi, duhet të punojnë si shërbëtore për klanin jo-Mysliman sundues në Singapor, pa marr parasysh faktin se punëdhënësit e tyre janë armiqësor ndaj Islamit. Dhe përveç që kanë për të gatuar dhe seruar mish derri, duhet poashtu punojnë 24 në ditë pa pushuar asnjë ditë dhe tërë këtë për rroga skllevërish.

Enes ibn Malik tha se i Dërguari i Allahut ka thënë:

Ta mashtrosh një mustarsal (ai I cili nuk është në dijeni për çmimet e tregut ) është riba (fajde) (Suneni i Bejhekiut)

“Abdullah bin Ebu Aufa ka thënë: Një njeri i patë vendosur disa gjëra në treg dhe u betua rrejshëm se i janë dhënë kaq për to edhe pse nuk i kishin ofruar aq. The pastaj u shpallë shpallja hyjnore në vijim: Ata të cilët fitojnë pak duke u betuar në Allahun dhe betimin e tyre……..do të marrin një dënim të dhimbshëm. (3:77) Ibn Ebu Aufa tha: Personi i tillë (që u përshkrua më lartë) është tradhtarë që e konsumon Riban. (Bukhari)

Transaksionet e bazuar në mashtrim siç është mbajtja fshehur e çmimit të tregut, e që mund t’i sjellin shitësit ose blerësit që të shes ose të blej mallra me çmim më të lartë ose më të ulët se çmimi i tregut, dhe kështu të nxjerrin në përfitim më të madh sesa që ka pasur të drejt . tani mund të vijmë në përfundim se secili transaksion i cili është i bazuar në mashtrim dhe i cili i sjell mashtruesit një përfitim ose që fiton më shumë sesa atë që e ka me të drejt, do të jetë Riba. Sistemi modern monetar që bazohet në monedhat e letrës që nuk kthehen në vlerë të vërtet (ari), e që vazhdimisht e humbin vlerën, e themelojnë pikërisht këtë mashtrim përmes së cilit nxjerrin një përfitim ose fitim pa të drejtë, për ata krijues të këtij sistemi monetarë. Kështu që duhet të njihet si Riba.

Autor: Imran Hosein

Në shqip: Kastriot Gashi

 

Shkrimi paraqet një ese të autorit, ne e kemi sjellur para jush vetëm për të vështruar mbi artikullin dhe qasjen e autorit.
Shkrimi paraqet vetëm mendimet e tij personale, ato nuk korrespondojnë edhe me qëndrimet e redaksisë kohaislame.com (qoftë ndaj përmbajtjes apo autorit), e as nuk janë shpjegime fetare të pranueshme nga konsenzusi i dijetarëve musliman. 
Autori është mendimtar kontroverz dhe në shumë gjëra edhe i refuzuar nga dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit, por qasja tij, sidomos ndaj rolit të FMN dhe sistemeve financiare, parasë, dhe politikës pas tyre meriton një vëmendje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit