8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan: NATO duhet të rinovohet përballë kërcënimeve të reja

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në aeroportin Atatürk të Stambollit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet në rendin e ditës para se të nisej për në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ku do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në fjalën e tij u shprehur se “Ashtu siç edhe e kemi vërejtur javën e kaluar sulmet terroriste të përjetuara në Stamboll dhe më pas në Irak dhe Arabinë Saudite, kanë treguar se siguria ndërkombëtare sa vjen e bëhet më e brishtë. Kjo situatë nuk është një problem lokal që ndikon vetëm tek disa vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Përkundrazi është një çështje me përmasa globale që vendos nën ndikim të gjitha rajonet dhe të gjitha vendet. Në të vërtetë aktet terroriste që kanë ndodhur në Francë, Belgjikë, Tunizi, Egjipt, në Shtetet e Bashkuara pavarësisht se ku ndodhin këto sulme ato kanë treguar se asnjë vend nuk ndodhet jashtë këtij procesi sado të zhvilluara që ato janë.”

-“Presim që NATO të tregojë më shumë përpjekje”

Duke vënë në dukje se sot krahas kërcënimeve klasike të shkaktuara nga organizatat terroriste si DAESH, Al Kaida, PYD, PKK, YPG, ka një përballje me sprova të reja të sigurisë.

“Kriza e refugjatëve dhe lëvizjet migruese ndikojnë në të gjithë botën. Sulmet kibernetike, sëmundjet epidemike, paqëndrueshmëritë rajonale reflektojnë edhe ndaj vendeve ku paqëndrueshmëritë rajonale janë të izoluara gjeografikisht. Koncepti i natyrës së kërcënimeve të sigurisë po përjeton një ndryshim serioz. NATO në këtë proces duhet të jetë më aktive dhe duhet të rinovojë veten përballë këtyre kërcënimeve të reja. Për ruajtjen e stabilitetit global dhe balancës së forcës është kusht që aleanca të vazhdojë solidaritetin dhe të forcojë parandalimet. Presim që NATO të tregojë më shumë përpjekje përballë zhvillimeve që ndikojnë negativisht në sigurinë e Turqisë”, u shpreh Erdoğan.

Ndërsa pyetjes nëse ka një datë të caktuar për takimin me presidentin rus Vladimir Putin, Erdoğan duke vënë në dukje se aktualisht nuk ka një datë të caktuar u shpreh: “Ministritë tona të jashtëm janë duke ndjekur në mënyrë të ndërsjellë këtë proces. Por në agjendë është planifikimi për në muajin gusht. Kur të qartësohet kjo do të bëhet publike.”

Erdoğan ka pohuar gjithashtu se Turqia për nga pozicioni kufitar që ka është e kërcënuar nga organizatat terroriste që kanë lidhje si me Sirinë ashtu edhe me Irakun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit