8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Daut Haradinaj, letër publike Mustafës e Thaçit: Mos ia bëni këtë tradhti vendit

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Në letrën publike të Haradinajt drejtuar Mustafës e Thaçit kërkohet që të mos lejohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se kufiri duhet të përcaktohet në bazë të kritereve të tjera, e jo mbi bazën e kadastrave të falsifikuara.
Lexojeni të plotë letrën e Haradinajt:

Skenari i radhës i shumicës parlamentare, përkatësisht i Isës dhe Hashimit për Kufirin, është që ta fusin një fjali në marrëveshjen për kufirin, se gjoja kufiri mund të korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend. Ky është një mashtrim ordiner, sepse në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ratifikohet asnjë version tjetër, përpos atij që është ratifikuar në Parlamentin e Malit të zi. Kjo që po e përgatisin Isa dhe Hashimi, është mashtrimi më i flliqtë i mundshëm.
E dyta, asnjë debat mbi parimin kafastral të marrëveshjes për kufirin, nuk mund të prodhojë rezultat tjetër. Kufiri duhet të përcaktohet edhe në bazë të kritereve të tjera, e jo vetëm mbi bazën e kadastrave të falsifikuara.
Thirrja ime për të gjithë ata që po duan ta legjitimojnë humbjen e 8 mijë e sa hektarëve tokë të Kosovës është: “Mos e bëni këtë gabim, sepse do t’iu mallkojnë brezat që vinë. Mos e bëni këtë tradhëti”!
Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit