0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

OJQ “RINAS” gjithmonë afër nevojave të popullit

Më të lexuarat

Organizata joqeveritare “Rinia e Aspiratave – RINAS” në kuadër te aktivitetit “DHURO SOT, QË TË KESH NESËR”, më 6 Korrik 2016 ka bërë shpërndarjen e 86 pakove ushqimore për familjet e jetimëve dhe skamnorëve. Ky aktivitet u realizua si rezultat i grumbullimit të 3,341.71 eurove gjatë tri ditëve të fundit të muajit të Ramazanit (2,3,4 Korrik 2016). Aktivistët e kësaj organizate, në bashkëpunim me Iniciativën “Zgjatma Dorën”, kanë qëndruar tri ditë rresht në 6 pika të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht te: Sheshi i qytetit, Xhamia Qëndrore, Emona Center, Emona City, Bamex dhe QTA Arjeta.
 Është viti i 3-të radhazi që “RINAS” ka fituar besimin e qytetarëve të këtij qyteti dhe ka dëshmuar se mitrovicasit janë solidarë dhe u dalin në ndihmë njerëzve në nevojë. Kjo organizatë rinore që pikësynim kryesor ka avancimin e të rinjëve në aspektin profesional dhe kulturor, bën përpjekje që me punë vullnetare të sensibilizohet edhe me kategoritë tjera të shoqërisë duke thirrur në gjthëpërfshirje dhe unitet. 

OJQ “RINAS” publikisht i falënderon të gjithë qytetarët e Mitrovicës për kontributin e tyre në këtë aktivitet dhe njëherit shpreson që gjendja ekonomike në vendin tonë të gjejë zhvillimin në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit