Sociologia dhe aktivistja për të drejtat e grave ishte e lindur në Itali nga prindër Jordanez e Palestinez.
38 vjeçarja, e lindur si Italian Sumeja Abdel Qader, socilogia dhe aktivistja për të drejtat e grave, është gruaja e parë e cila mban shami apo hixhab dhe është “consigliere comunale” (këshilltare komunale), e cila ka arritur diçka unike, duke u bërë gruaja e parë myslimane këshilltare në Milano.
Ajo është pjesë e Partisë Demokratike qendrore majtiste. Ajo kishte arritur vota të mjaftueshme në votimet që u mbajtën me 5 qershor transmeton Al Jazeera.
Milano është qendra e regjionit verior të Lombardy, ku vitin e kaluar, legjislatorët u munduan të implementojnë ligjin “anti-xhami”. Këto rregulla u hodhën poshtë nga gjykata e lartë e Italisë, por anti -emigrantët dhe politikanët anti-Islam mbetën të zhurmshëm.
Abdel Qaderin e kishin akuzuar se ajo është e rrezikshme, pjesë e një Islami politik të Vëllazërisë Myslimane, por ajo është treguar shumë e hapur për çdo pyetje e takim me çdo politikanë që ka kësi lloj akuza./KohaIslame