Në 18-të vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës dhe rënies heroike të luftëtarëve të lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli e Enver Alaj, si dhe në përkujtim të drejtuesit të kësaj beteje koloneli Tahir Zemaj, sot janë organizuar homazhe përkujtimi, në nderim të jetës dhe veprës heroike të luftëtarëve të kësaj beteje.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se deputeti Armend Zemaj dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pjesëmarrës në këtë betejë kanë vendosur kurora lulesh në vendin e zhvillimit të betejës.“Homazhet me këtë rast janë bërë edhe në Dranoc, Isniq, Strellc të Epërm dhe Samadrexhë”, thuhet në njoftim. Në Loxhë të Pejës, 18 vjet më parë u zhvillua një ndër betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.