-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dhjetëra vajza nga Shqipëria erdhën në Rashkë që të njihen me djemë serbë

Më të lexuarat

Agjencionet “Merli 2008″ nga Shkodra  ‚Stara Rashka‘ nga Beogradi kanë organizuar gjatë festës së Vidovdanit një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin mbërri në krahinën e Rashkës, në trekufirin Serbi – Mali i Zi – Republika Srpska me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë.

Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç duan ato, njoftojnë mediat serbe.

Kjo njohje në mes të vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetë vjeçare dhe për këtë kujdesen agjencione dhe sekserë të specializuar, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, kuptohet, në kundërvlerë të shumava të caktuara monetare, transmeton FAKTINEWS.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit