-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ky asht fiku, që lufton lodhjen e infeksionet

Më të lexuarat

Fiku asht i pasun me proteina, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C.

Sasia e madhe e sheqerit e ban atë frutin ideal kundër lodhjes.

Fiqtë janë të njohun edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsillakun.

Për këtë duhet të merrni dhetë kokrra fiq, t’i futini në nji enë me nji litër ujë, tue i lanë ashtu gjatë gjithë natës.

Në mëngjes herët pini langun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura n’ujë.

Kjo mënyrë asht shumë efikase jo vetëm për të rritunit por edhe për femijët.

Fiqtë mund të përdoren edhe për me luftue infeksione të ndryshme si të ftotit dhe dhimbjet e fytit.

Në këto raste 10 fiq duhen futë në nji litër qumësht të nxetë, dhe mbasi të jenë lanë për 15 minuta, duhet me pini qumështin dhe të hani disa kokrra fiq.

Fiqtë sherbejnë gjithashtu për me parandalue kancerin, atakun në zemër, aneminë, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë për me kurue diabetin.

(Rrokum)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit