3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tregime Ramazani: Ibn Sirini dhe jetimi

Më të lexuarat

Njëherë kolosi Ibn Sirin hyri në xhami dhe aty pa një fëmijë dhjetëvjeçar si fal namazin me përulësi. Kjo e mahniti dhe pas namazit e pyeti fëmijën se i kujt është. Djaloshi i tha se është jetim nuk ka as nënën as babain.
“Më lejo që unë të kujdesem për ty!” i tha ky kolos fëmijës. Djaloshi i tha: “Mundet, por me disa kushte. “Së pari, a do të më ushqesh kur të uritem?”
“Do të jap çfarë të dëshirosh!” tha Ibn Sirini.
“A do të japësh për të pirë kur të etem?”
“Asnjëherë nuk do të lejoj që tët kaploj etja!”
“A do të shërosh kur të sëmurem?”
“Unë do të jap ilaçin, mirëpo shërimi është nga Allahu…”
“A do të më ringjallësh kur të vdes?”
“Unë për këtë nuk jam në gjendje djalosh…” tha Ibn Sirini. Atëherë djaloshi tha: “Atëherë, më le në dorën e Atij që më krijoi dhe më udhëzoi, më ushqen dhe me jep për të pirë, më shëron dhe do të më ringjall kur të vdes!”
Ibn Sirin u ndal para këtyre fjalëve plot bindje dhe tha: “Subhanallah! Është mbështetur në Allahun, andaj i mjafton Allahu!”

***
Në xhuzin e 19 gjenden këto fjalë që i tha Ibrahimi a.s. Njeriu në jetë mund të hip në trenin e duhur dhe të shkoj në qëllimin e tij, edhe nëse in ndodh ndonjë sprovë gjatë rrugës, ai do të arrij. Fatkeqësi e vërtetë është kur njeriu hip në trenin e gabuar dhe asnjëherë nuk arrin në qëllimin e tij.
Gabimi më i madh që njeriu mund ta bëj në jetë është të “hip në trenin e gabuar” dhe të mos drejtohet drejt Allahut. Nëse drejtohesh drejtë Allahut, nuk ka asnjë situatë që mund tët ndal në rrugën tënde drejtë qëllimit tënd. Kështu na mëson Kurani…

Përktheu: A.D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit