8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Zjarr në një shkollë muslimane në Suedi

Më të lexuarat

Në qytetin Vaxjö në jug të Suedisë, shpërtheu një zjarr në mesnatë në një shkollë private ku edukohen fëmijët myslimanë.

Televizioni Shtetëror i Suedisë (SVT), njoftoi se në një shkollë private ku edukohen fëmijët myslimanë ka shpërthyer një zjarr në mesnatë.

Në njoftim gjithashtu theksohet se në lidhje me zjarrin policia ka provat të cilat tregojnë se është zjarrvënie e qëllimshme, raporton Anadolu Agency.

Gjithashtu u theksua se 25 zjarrfikës kanë punuar në vendngjarje për ta shuar zjarrin, por zjarri është marrë nën kontroll pas 3 orëve.

Drejtori i shkollës, Ismail Abuhelal i cili dha një deklaratë për SVT, tha se “Sipas informacioneve tona, 2 të rinj i kanë vënë zjarr shkollës dhe janë larguar. Këtë do ta hetojë policia për të zbardhur ngjarjen. Nuk ka të vdekur, por ka dëme të madha materiale.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit