6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Takim katërsh për Sirinë

Më të lexuarat

Në Egjipt do të mbahet një samit katërsh për të krizën e Sirisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu do të shkojë në Egjipt për të marrë pjesë në takimin për Sirinë.

Samiti do të zhvillohet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, dhe krahas Turqisë në samit do të marrin pjesë Egjipti, Irani dhe Arabia Saudite.

Para se të marrë pjesë në samitin katërsh, ku do të takohet me homologët e vendeve pjesëmarrëse, Davutollu do të ketë takime të ndara me Presidentin e Egjiptit, Muhammed Mursi dhe Kryeministrin Hİsham Kandil.

Pas samitit katërsh ministrat do të takohen edhe në një darkë zyrtare./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit