-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tregime Ramazani: Bujaria e Othmanit r.a.

Më të lexuarat

Ne kohën e Ebu Bekrit kishte një thatësi të madhe në Medine, kështu që muslimanët me ditë nuk kishin ushqim. Njerëzit iu ankuan halifes, ndërsa ai tha: “Shpresoj që Allahu deri në fund të ditës do të na dhurojë një zgjidhje…” Para akshamit atë ditë erdhi një karavan i pasur tregtar që i takonte Othman Ibn Affanit. Kur e vendosi ushqimin në magazina, i erdhën tregtarët e Medinës dhe i thanë: “Do të japim dy monedha për atë që ti e ke paguar me një! Othmani u tha: “Jo, dua më shumë!” “Do të japim 3, 4, 5 …” i thonin tregtarët. Othmani kërkonte më shumë. Kur i thanë se nuk mund të japin më shumë se 7 dinarë, Othmani u tha se mallin do t’ia jap atij që ofron më shumë. Po kush mund të të jap më shumë se ne o Othman, kur ne jemi njerëzit më të pasur në Medine. Atëherë Othmani tha: “Allahu! Ai jep dhjetë herë më shumë apo edhe 700 herë më shumë! Ju kam dëshmitar se unë këtë mall ua dhurojë të uriturve të Medines!”
***
Në xhuzin e 15 të Kuranit e krahason dunjanë me ujin që e lëshon nga qielli dhe i ujit bimët të cilat thahen më vonë. Kjo është dunjaja, sikur uji: Sot je në një gjendje, nesër në një tjetër, ndërsa jeta kalon shpejtë, mu sikur uji. Mirëpo nga uji ka dobi kur ka masë. Andaj dunjasë gjeji masë, por mos u lidhe me të. Ndërto shtëpinë e përhershme dhe ji i bindur se Allahu jep aq shumë sa që mendja nuk ta merr. Kështu na mëson Kurani…

Perktheu: Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit