Një grup vandalësh ka sulmuar me shufra hekuri një xhami në Holandë e cila menaxhohet nga komuniteti turk atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi kanali televiziv “RTV Rijnmond” të paktën 15 persona sulmuan xhaminë me shufra hekuri duke thyer xhamat e dritareve të xhamisë.
Dy persona janë lënduar më lehtë gjatë sulmit të së enjtes, por mbetet e paqartë nëse të lënduarit kanë qenë besimtarë nga xhamia e cila menaxhohet nga Federata Turke në Holandë.