-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Indonezi, të verbërit përmes gishtave depërtojnë te zemra e Kuranit

Më të lexuarat

Një shkollë në Indonezi u mundëson nxënësve të mësojnë Kuranin dhe këtë ta bëjnë përmes gishtërinjve, jo syve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Çdo javë ata mblidhen në një shkollë në kryeqytetin e Sumatras Veriore, Medan, ku përmes gishtërinjve të tyre mësojnë leximin e Kuranit, me qëllim që një ditë të mund të recitojnë tekstin fetar.

Kreu i Asociacionit të të Verbërve në Indonezi, Khairul Enver, për Anadolu Agency deklaroi se nxënësit zbatojnë formatin arabik të alfabetit “Braille”.

“Punojmë me nxënësit një nga një që të dëshmojmë se mangësitë tona trupore nuk paraqesin pengesë për ne”, tha ai për të shtuar se mësuesit në të njëjtën kohë punojnë edhe për të ngjallur vetëbesimin e nxënësve./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit