I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakdar Brahimi, ka takuar presidentin e këtij vendi, Bashar al-Asad, për të diskutuar fundin e konfliktit.
“Mendoj se presidenti Asad e di më mirë se unë rrezikun e krizës dhe dimensionet e saj. I kam thënë atij se Kombet e Bashkuara dhe Liga Arabe do të bëjnë gjithçka të mundur për të ndihmuar popullin sirian, që të dalë nga kjo përvojë e hidhur”, u ka thënë Brahimi gazetarëve në Damask.
Brahimi po ashtu ka thënë se kriza paraqet rrezik “edhe për rajonin, edhe për gjithë botën”.
Ky ka qenë takimi i parë i Brahimit me Asadin prejse ka marrë detyrën e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe për Sirinë.
Revolta kundër Asadit ka hyrë në muajin e 18-të, ndërsa aktivistët kanë bërë të ditur për 160 persona të vrarë të premten./BS/kohaislame