-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Aktivistët përkujtojnë vuajtjet e refugjatëve nëpër territorin e Maqedonisë

Më të lexuarat

GJEVGJELI (AA) – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Shoqata për Afirmim “Nun Kultura” organizoi evenimentin “Karvani i rrugëtimit të refugjatëve me biçikleta”, në shenjë përkujtimi të vuajtjeve së refugjatëve të cilët në fillim të krizës ishin të detyruar të udhëtojnë me biçikleta dhe në këmbë përgjatë territorit të Maqedonisë, raporton anadolu Agency (AA).
Rreth 15 aktivistë karvanin me biçikleta e filluan prej kampit të refugjatëve në Gjevgjeli, ku momentalisht ndodhen rreth 140 refugjatë, në drejtim të autostradës Gjevgjeli-Shkup nëpër të cilën refugjatët me biçikleta dhe në këmbë udhëtonin drejt kufirit verior të vendit.
Drejtor i Shoqatës “Nun Kultura”, Bekir Halimi tha se me anë të këtij aktiviteti ata kanë për qëllim të solidarizohen me vuajtjet e refugjatëve gjatë fillimit të krizës dhe që mos të përsëriten vuajtje të tilla.
“Ne e kemi përjetuar ditët e para kur kemi takuar refugjatët rrugës duke udhëtuar me biçikleta dhe këmbë të lënduara. Udhëtonin grupe me gra, fëmijë dhe të moshuar me kilometra dhe të rraskapitur nga i nxehti dhe nga vështirësi tjera”, u shpreh Halimi.
Ai shtoi se transporti i refugjatëve në Maqedoni është rregulluar me kohë, veçanërisht me krijimin e linjës speciale të trenit, i cili deri para mbylljes së “rrugës ballkanike” transportonte refugjatët nga kufiri jugor drejt kufirit verior të vendit.
Ligji për Azil në Maqedoni u ndryshua në muajin qershor të vitit 2015, i cili u mundësoi refugjatëve të përdorin mjetet e transportit. Mirëpo para kësaj kohe, ata hasnin në peripeci të shumta kur arrinin në Maqedoni, si rastet të plaçkitjeve dhe kërcënimeve, por edhe dhjetëra prej tyre humbën jetën në hekurudhat e Maqedonisë si pasojë e udhëtimit gjatë natës dhe lodhjes së madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit