3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tre të vrarë në Tunis, zgjerohen protestat anti-amerikane

Më të lexuarat

Harta e prostestave të dhunshme ndaj selive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zgjeruar edhe më tej në botën Islame. Protesta ka pasur në Tunizi, Egjipt, Libi, Afganistan. Iran, Jemen dhe Libi. Në kryeqytetin e Tunizisë, në Tunis, përpara ambasadës amerikanë janë vrarë tre protestues, ndërkohë që në shënjestër të manifestuesve janë vënë edhe përfaqësitë e vendeve të tjera perëndimore.
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 28 janë plagosur në përleshjet që kanë shpërthyer të premten para Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis. Autoritetet tunizinae kanë njoftuar se, nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të jetë edhe më i madh, pasi bëhet fjalë për përleshje të ashpra.

Agjencia France Press njoftoi se policia ia doli të shkatërrojë demonstratat e dhunshme rreth ambasadës. Sipas kësaj agjencie në demonsttrata morën pjesë të paktëm dy mijë persona. Ata kapërcyen murin e ambasadës, thyen xhamat e dritareve në objekt dhe ndezën drunjtë në oborrin e parkingut, deklaruan dëshmitarët.

Bë ndërkohë në Sudan qindra protestues sulmuan ambasadën britanike dhe atë Gjermane në kryeqytetin Khartum. Sipas BBC, protestuesit u kanë vënë flakën mjeteve të parkuara pranë godinave, ndërsa në ambasadën gjermane kanë ulur poshtë flamurin e këtij shteti duke e zëvendësuar atë me një baner islamist.

Nuk ka të dhëna për viktima, ndërkohë që të gjitha selitë diplomatike perëndimore në Sudan janë vendosur në gjendje alarmi dhe kanë përforcuar sigurinë e tyre.

Në Kajro, ku edhe nisi edhe vala e protestave ndaj ambasadave amerikane, të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Të gjitha rrugët që të cojnë në ambasadë janë mbyllur nga forca të shumta policie, ndërsa presidenti egjiptian, Mohamed Morsi bëri thirrje për protesta paqësore.

Edhe në Tripoli të Libisë, pati sërish protesta para ambasadës amerikane. Protestuesit dogjën godinën e një dyqani që ofronte ushqim në cast dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Ndërkohë që dy ditë më parë, në Bengazi, u sulmua Konsullata Amerikane, ku mbet i vrarë edhe ambasadori Christopher Stevens.

Vala e dhunës ndaj përfaqësive diplomatike perëndimore, kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën Veriore shpërtheu pas publikimit në internet të filmi “Pafajësia e Muslimanvë”, që vë në lojë profetin Muhamed dhe është i sponsorizuar nga një i krishterë ekstremist kopt egjiptian me regji të Sam Bacile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit