2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Forcat amerikane dërgohen në shtetet myslimane

Më të lexuarat

SHBA-të pozicionojnë forcat e tyre që të reagojnë kundër trazirave dhe sulmeve në përfaqësitë diplomatike në 18 lokacione të botë islamike, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.
“Duhet të jemi të përgatitur për mundësinë që protestat mund të dalin jashtë kontrollit”, ka thënë Panetta për “Foreign Policy”.

Ai nuk ka përmendur detajet e vendosjes së forcave të sigurisë, por FP shton se Pentagoni planifikon dërgimin e 50 marinsave për të mbrojtur ambasadën amerikane në Sudan. Ndërsa, tashmë kanë dërguar 100 të tjerë në Libi dhe në Jemen.

Dhjetëra mijëra myslimanë protestuan të premten në shtetet arabe për shkak të filmit “Pafajësia e myslimanëve”, të xhiruar në SHBA, e që fyen islamin dhe Profetin Muhamed. Në konflikte mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë u vranë gjashtë njerëz në Tunizi, Sudan, Liban dhe Egjipt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit