0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit

Më të lexuarat

Prokuroria ka nxjerrë një vendim të premten pasdite për nisjen e hetimeve kundër Astrit Haraqisë, Ukë Rugovës, Naser Osmanit dhe Gazmend Abrashit për vepra penale që lidhen me korrupsionin, shkruan Koha Ditore e së shtunës. Burime nga Prokuroria kanë thënë se është diskutuar se çfarë veprash penale mund të jenë kryer. Burimi ka thënë se është nxjerrë përfundim se dyshimi i bazuar ekziston se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ushtrimit të ndikimit. Vendimi është marrë pas publikimit të dëshmive të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe biznesmenit Remzi Ejupi, të cilët kanë zbuluar ata që i kanë identifikuar si “sekserë të Dino Asanajt”.

Pavarësisht se Remzi Ejupi ka dalë para disa muajsh në media duke akuzuar Dino Asanajn se i ka kërkuar para, Prokuroria nuk është ngutur të kryejë hetime, sikur në një rast tjetër të ngjashëm të para disa ditëve lidhur me Sami Hamitin e dy afaristë të Prishtinës, ndaj të cilëve nisën hetimet dhe u caktuar paraburgimi prej 30 ditëve.

Rasti i “Grandit” tregon për një nivel të lartë të korrupsionit në Qeverinë e Hashim Thaçit. Një zëvendësministër i tij i kërkon 3.6 milionë euro një zëvendëskryeministri të Qeverisë, por Prokuroria nuk ndërmori asnjë aksion për arrestimin e të dyshuarve.

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka mohuar se po aplikohen standarde të dyfishta, ndërsa EULEX-i ka thënë se rastet i shikon të ndara nga njëri-tjetri. Cilat janë dëshmitë e paraqitura në polici nga Remzi Ejupi, pse për këtë rast është intervistuar nga policia edhe Baton Haxhiu, drejtues i TV Klan-Kosova?koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit