5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Mësimi i Kur’anit ka vazhduar, përkundër të gjitha obstruksioneve”

Më të lexuarat

“Leximi i Kur’anit në mënyrë të duhur është i rëndësishëm për pushtimin e zemrave. Kur pushtohet zemra, edhe koka domosdoshmërisht zhytet në mendime”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se populli ka arritur t’i dalë zot pa ndërprerë edukim-mësimit të Kur’anit në Turqi edhe përkundër ligjeve që u sollën në disa periudha dhe të gjitha obstruksioneve të tjera të hapura apo të fshehta, raporton Anadolu Agency (AA).

“Populli ynë e ka vazhduar edukim-mësimin e Kur’anit Fisnik përmes instituteve që i ka themeluar vet apo që u ka dalë zot”, tha Erdogan.

Në fjalimin që e mbajti me rastin e “Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve të Garës së Katërt Ndërkombëtare në Turqi për Memorizim dhe Bukurlexim të Kur’anit” që u organizua në Xhaminë Fatih në Stamboll, Erdogan ua uroi muajin e Ramazanit qytetarëve dhe uroi që agjërimi, adhurimet e bëra dhe leximi i Kur’anit të jenë kontribues në mirësi.

Fillimisht, Erdogan i përgëzoi pjesëmarrësit në garën që po organizohet nga Komisioni i Shqyrtimit të Librave të Kur’anit dhe Mënyrave të Leximit (Kiraat) pranë Drejtorisë për Çështje Fetare, dhe tha se me theks të veçantë i uron shtatë garuesit që kanë arritur të hyjnë në mesin e shtatë të parëve në kategorinë e memorizmit (hafëzllëkut) të Kur’anit dhe bukurleximit.

Presidenti turk potencoi se pjesëtarët e fesë që për urdhër të parë ka shprehjen “Lexo!” duhet që fillimisht ta lexojnë librin e tyre duke shtuar më tej se “Populli ka arritur t’i dalë zot pa ndërprerë edukim-mësimit të Kur’anit në Turqi edhe përkundër ligjeve që u sollën në disa periudha dhe të gjitha obstruksioneve të tjera të hapura apo të fshehta. Populli ynë e ka vazhduar edukim-mësimin e Kur’anit Fisnik përmes instituteve që i ka themeluar vet apo që u ka dalë zot. Rëndësi të veçantë në kuadër të kësaj kanë medresetë”.

Më tej Erdogan theksoi se kurset e organizuara nën çatinë e Drejtorisë për Çështje Fetare kanë mbushur një zbrazëtirë të madhe në mësimin e Kur’anit me programet dedikuar fëmijëve dhe të rriturve.

“Me lëndët zgjedhore që kemi sjellë në të gjitha shkollat, të gjitha familjeve që dëshirojnë u kemi mundësuar mësimin e Kur’anit për fëmijët e tyre. Këto mundësi duhet t’i vlerësojmë në mënyrën më të mirë duke i motivuar fëmijët tanë në mësimin e Kur’anit”, u shpreh më tej Erdogan.

“Leximi i Kur’anit në mënyrë të duhur është i rëndësishëm për pushtimin e zemrave”

Duke e theksuar nevojën e leximit dhe kuptimit të Kur’anit në mënyrë të duhur dhe praktikimin e tij në mënyrë të duhur, Erdogan vazhdoi:

“Leximi i Kur’anit në mënyrë të duhur është i rëndësishëm për pushtimin e zemrave. Kur pushtohet zemra, edhe koka domosdoshmërisht zhytet në mendime. Duke qenë kështu, Garën Ndërkombëtare të Memorizimit dhe Bukurleximit të Kur’anit e konsideroj si një shërbim të qëlluar dhe të dobishëm.

I pëgëzoj të gjithë që kanë kontribuar në organizimin e kësaj gare, në krye me kryetarin e Çështjeve Fetare dhe imamin e dikurshëm të Xhamisë Fatih Hoxhën Osman. Në mënyrë të njëjtë i përgëzoj edhe hoxhallarët që kanë marrë pjesë në juri. Edhe njëherë ua shprehi falënderimet 82 pjesëmarrësve në garë nga 46 shtete të ndryshme. Përsëri i përgëzoj të gjithë vëllezërit e mi që kanë arritur të rangohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit