5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arabia Saudite, lidere botërore në prodhimin e naftës

Më të lexuarat

Vitin e kaluar vendi që prodhoi më së shumti naftë në botë ishte Arabia Saudite me 568 milionë e 500 mijë ton

Përderisa vitin e kaluar vendi që prodhon më së shumti naftë në botë ishte Arabia Saudite me 568 milionë e 500 mijë ton, konsumi më i madh u regjistrua në SHBA me 851 milionë e 600 mijë ton, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka përpiluar nga “Raporti i BP-së i Statistikave të Energjisë Botërore”, vitin e kaluar është konsumuar energji barasvlerëse me 13 miliardë e 147 milionë e 300 mijë ton naftë. Brenda këtij konsumi të energjisë, nafta radhitet e para duke marrë pjesë me 32.9 përqind.

Prodhimi botëror i naftës vitin e kaluar shënoi rritje për 3.2 përqind në krahasim me një vit më parë duke arritur në 4 miliardë e 361 milionë e 900 mijë ton. Arabia Saudite ka përsipër prodhimin e 13 përqindshit të prodhimit total botëror të naftës, ndërkohë që konsumi më i lartë u regjistrua në SHBA me 19.7 përqind nga totali i konsumit botëror.

Arabia Saudite, e cila radhitet e para në botë në prodhimin e naftës, vitin e kaluar arriti të shënojë rritje për 4.6 përqind në raport me vitin përarendës duke e çuar prodhimin në 568 milionë e 500 mijë ton. Arabinë Saudite e ndoqën SHBA-të me 567 milionë e 200 mijë ton dhe Rusia me 540 milionë e 700 mijë ton.

Shteti që vitin e kaluar më së shumti e ka rritur prodhimin në raport me një vit më parë ishte Iraku me rritje prej 22.9 përqindsh. Prodhimi në këtë vend u ngrit nga 160 milionë e 300 mijë ton në 197 milionë ton.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit