1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tregim edukativ: Punë, shtëpi – shtëpi, punë…

Më të lexuarat

Babai ishte punëtor i zellshëm i cili kujdesej që familjes së tij të mos i mungoj asgjë…

Pasi mbaronte me punën, në mbrëmje shkonte të ndjek leksione plotësuese, me shpresë përmirësimi që një ditë të mund të ketë punë dhe rrogë më të mirë. Ai ishte me familjarët e tij vetëm ditën e diell dhe deri sa hanim darkë. Ai punonte dhe mësonte me shumë zell, ngase dëshironte të na përmbush të gjitha kërkesat dhe të na blejë gjithçka mund të blihet me para.

Sa herë që ankoheshim se nuk kalon mjaftueshëm kohë me ne, arsyetohej se atë sakrificë e bënte për ne. Erdhi koha e provimeve të fundit. Për fatin dhe kënaqësinë e tij dhe tonën, mbaroi me notë të lartë. Menjëherë pas kësaj, iu ofrua një punë e cila paguhej akoma më mirë.

Si plotësim i ëndrrës, babai tani mund të na ofronte të gjitha lukset siç janë rrobat më të mira, ushqim më të mirë dhe pushime jashtë vendit.

Megjithatë, ne ende nuk e shihnim babin. Ai vazhdoi të punojë shumë, me shpresë të promovimit si menaxher tek puna. Në realitet, që ta bëj kandidaturën e tij më të denjë, u shkrua në shumë kurse plotësuese në universitet.

Përsëri, kur i ankoheshim se nuk kalon mjaftueshëm kohë me ne, arsyetohej se gjithçka bën për ne.

Puna e palodhshme iu arsyetua dhe u promovua si menaxher. Tani filloi ta angazhoi edhe një shërbëtore që të ndihmoj rreth punëve të shtëpisë. Mandej konsideronte se apartamenti jonë tredhomësh nuk është i mjaftueshëm, ndaj duhej ta ndërrojmë dhe ta shijojmë komoditetin e shtëpisë personale.

Pas shijimit të shpërblimeve të angazhimit të palodhshëm, babi vendosi ti vazhdoj studimet dhe fitoj ndonjë pozitë akoma më të paguar. Ne vazhduam të mos e shohim rregullisht babin, në realitet, nganjëherë punonte edhe për fundjavë që ti kënaq kërkesat e klientëve.

Përsëri, sa herë që ankoheshim për kohën e pakët që kalonte me ne, arsyetohej se ashtu vepronte për të mirën tonë, por tani vërehej se edhe ai përmallohej që të kalon kohë me familjen.

Ashtu siç pritej, përpjekja sërish u ri-pagua dhe bleu një shtëpi të shkëlqyeshme dhe me pamje të mirë drejtë qytetit. Natën e parë që hymë në shtëpinë e re, premtoi që nuk do të ndjek më kurse plotësuese dhe nuk do të kërkoj punë akoma më të mira. Tani vendosi që t’i kushtojë më tepër kohë familjes.

Ditën e nesërme, babi nuk u zgjua. Atë natë u shpërngul në botën më të mirë.

ETIKA E TREGIMIT:

Duhet më tepër kohë t’i kushtojmë familjes dhe atyre që i duam. Ata mbeten pas nesh, ndërsa për kompaninë ne jemi vetëm punëtor të cilët një ditë do të zëvendësohen nga të tjerët; për familjarët ne jemi bazament, ata mbështeten tek ne, mësojnë nga ne dhe na plotësojnë me fat dhe kënaqësi. Kjo paraqet një pasuri të pamasë dhe nëse e arrijmë këtë, kemi arritur më të mirën në jetën tonë.

Burimi: Akos.ba

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit