0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Likova edhe me një hafëz të ri

Më të lexuarat

Likova edhe me një hafëz të ri

Sot, në Likovë të Myftinisë së Kumanovës, në prezencë të një numri të madh të xhematit si dhe të mysafirëve të lartë si, Sekretari gjeneral i BFI-së, Irsal ef. Jakupi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, kryetari i OH Hilal, shefi i kabinetit të Reisul Ulemas etj., u bë promovimi i hafizit të ri, Muhamed Selmani. Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Kumanovës, H. Abedin ef. Imeri, i cili, pasi shprehu falënderimet e përzemërta për të gjithë të pranishmit, foli edhe mbi traditën dhe peshën e institucionit të hifzit në territorin e kësaj Myftinie. Në emër të familjes Selmani me fjalë përshëndetësve të pranishmëve iu drejtua Fuat ef. Selmani.
Ndërsa fjalën e rastit në emër të Reisul Ulema h. Sulejman ef Rexhepi e mbajti Sekretari i Përgjithshëm h.Irsal ef Jakupi, ku i përshëndeti të pranishmit në emër të Reisul Ulemasë duke i dëshiruar hafizit suksesë në jetën e tij. Ai potencoi në fjalën e tij hadithin e Muhammedit a.s. “ Njerzit më të lavdëruar të ummetit tim janë bartësit e Kur’anit famëlartë”, ngelim me shpresë së ky hafizë do të vazhdon studimet mbi Kur’anin edhe më tutje.
Pas prmovimit të hafizit Komisioni i Rijasetit të BFI-së vizitoi xhamitë e Muftinisë së Kumanovës.
hifzi

hifzi1

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit