-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

NATO i bën thirrje Rusisë të largojë forcat nga Ukraina

Më të lexuarat

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj dhe pajsijet ushtarake nga Ukraina dhe të ndaloj përkrahjen e dhënë separatistëve në Ukrainën lindore.
Stoltenberg i ka bërë këto sit pas takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, në Bruksel ku mori pjesë edhe ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Stepan Poltorak.
Zyrtarët rusë rregullisht e kanë hedhur poshtë akuzën se trupat e saj janë të përfshirë në konfliktin e Ukrainës.
Stoltenberg ka thënë se aleanca do të vazhdoj ta përkrah qeverinë në Ukrainë dhe nuk do ta njoh “aneksimin ilegal dhe të paligjshëm të (gadishullit ukrainas) të Krimesë”.
Ai ka shtuar se në përgjigje të veprimeve ushtarake ruse në Ukrainë, NATO e ka rritur përkrahjen e saj për Ukrainën.
Stoltenberg, ka thënë se Rusia vazhdon të përkrahë separatistët në pjesën juglindore të Ukrainës duke iu ofruar pajisje dhe këshilla.
Ai ka thënë se Marrëveshja e Minskut është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore që deri më tash ka marrë jetën e 9300 personave prej vitit 2014.
Liderët e 28 shteteve anëtare të NATO-s do të takohen më 8 dhe më 9 korrik në Varshavë, kur pritet të miratojnë planin për vendosjen e batalioneve ushtarake në tri shtete baltike dhe Poloni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit