3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Maqedoni: Ministri i financave paraqet dorëheqje

Më të lexuarat

Ministri i financave i Maqedonisë, Zoran Stavreski, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ka paraqitur dorëheqje.

Në njoftimin e sotëm të qeverisë thuhet se dorëheqja është bërë për shkaqe shëndetësore, pa hyrë në detaje të tjera.

Stavreski nëntë vite ishte ministër i financave dhe emri i tij ishte përfshirë në aferën e përgjimeve.

Gjatë bisedave të shumta të publikuara mes tij dhe ish ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, dëgjohej se si Stavreski ankohej për harxhimet pa kriter të qeverisë për projektin “Shkupi 2014”, por edhe për politika të tjera të qeverisë në sferën e financave.

Emri i tij nuk ndodhet në mesin e zyrtarëve, që po hetohen nga prokuroria speciale për vepra të rënda penale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit