-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja çfarë thotë babai i sulmuesit pas masakrës në Orlando

Më të lexuarat

Pas të shtënave që ndodhën në Orlando të SHBA-së, ku mbetën të vrarë të paktën 50 persona, tashmë ka folur edhe babai i sulmuesit Omar Mateen, i cili tashmë është i vdekur.
Sipas hetimeve të para, sulmi dyshohet se ishte akt terrorist, megjithatë babai i sulmuesit ka mohuar diçka të tillë duke thënë se djali i tij ishte i motivuar nga urrejtja e homoseksualëve e jo nga feja e tij myslimane, njofton Klan Kosova.
‘’Kjo nuk kishte të bënte fare me fenë myslimane’’, tha babai i sulmuesit Mir Seddique për NBC News.
Babi i dorasit që kreu aktin duke lënë të vdekur 50 persona, tha se djali i tij ndjehej i zemëruar pasi disa ditë më parë hasi në një çift homoseksualësh teksa në ato momente shkëmbenin puthje ndaj njëri-tjetrit.
‘’Ai pa dy burra duke puthur njëri-tjetërin. Në ato moment ishte me gruan dhe fëmijët e tij dhe ai u zemërua shumë’’ tha Seddique, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit