3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

20 MOTIVE PËR PUNË TË MIRA DHE GARË NË TO

Më të lexuarat

 

 

Këtu janë përmbledhur njëzet gjëra që shtyjnë thirrësin musliman të jetë më aktiv në:

  • Vepra të mira
  • Nxitim në vepra të mira, dhe
  • Udhëzim për tek veprat e mira.

Motivet personale

  1. Mësoji ‘dyert’ e të mirave për të cilat Allahu të urdhëroi.
  2. Kohë pas kohe sill ndërmend tiparet e mirësisë në mënyrë që të mos i harrosh.
  3. Përkujto shpërblimin për veprat e mira.
  4. Bëhu kureshtar për takime vëllazërore dhe ambiente imaneske.
  5. Nxitimi për të mira dije se është kërkesë fetare dhe urdhër hyjnor.
  6. Vizito shoqatat bamirëse dhe humanitare.
  7. Ndje se garimi në të mira është cilësi e besimtarëve të sinqertë dhe moral i melaikeve të afërt tek Allahu.
  8. Përpiqu të perceptosh të qarit dhe dëshpërimin e selefit kur iu kalonte ndonjë e mirë pa e bërë.
  9. Ndje se jeta është e shkurtër dhe se frymëmarrjet janë të llogaritura.
  10. Lexo libra për devotshmërinë, asketizmin dhe veprat e mira.
  11. Dije se udhëzuesi për veprën e mirë ka shpërblimin sikur bërësi i saj dhe se ai që paraprin në vepra të mira ka shpërblimin e veprave dhe të pasuesve – bërësve të tyre.
  12. Vizito burrat e mirë dhe shoqëroji ata. Po kështu kërko të të vizitojnë dhe të luten për ty.
  13. Mëso për kureshtjen e madhe të selefit për të garuar në vepra të mira.
  14. Lute Allahu që ta lehtësojë rrugën deri tek vepra e mirë dhe udhëzimi për të.
  15. Ndjeje vendosmërinë për të bërë mirë dhe mbushe zemrën tënde me të.
  16. Dije se Pejgamberi, alejhi’s selam e luste Allahun për të bërë vepra të mira.
  17. Sill para syve Xhennetin dhe mirësitë që Allahu ka bërë gati në të për të sinqertit.
  18. Dije se bërja e veprave të mira në dunja bënë që njerëzit të të lëvdojnë ndërsa pas vdekjes të të duan.
  19. Ndje se mundësia që ti të bësh mirë dhe të jetosh gjatë eshte dëshmi e të qenit njeri i mirë tek Allahu.
  20. Dije se vazhdimi yt në punë të mbara qoftë edhe nëse janë pak është diç e dashur dhe e pëlqyer tek Allahu.

 

Dije se veprimi i punëve të mira të bën të ndjesh botëkuptimin e punimit për Ahiret dhe vlerën e tij.

Dobi praktike të veprimit të punëve të mira

Thirrësi duhet të zgjedhë veprën me shpërblimin më të madh të mundshëm. P.sh. lëmosha për një të varfër të rëndomtë është vetëm lëmoshë ndërsa për të varfrin që e ke të afërm është edhe lidhje edhe lëmoshe.

  1. Puno vepra të mira ose të paktën bëhu shkak për vepra të mira që të kesh shpërblimin e tyre.
  2. Mos nëvleftëso asnjë vepër të mirë, sado e thjeshtë që të jetë ajo.
  3. Ndje keqardhje për shanset e veprave të mira që të kanë kaluar.
  4. Ajo që bën prej punëve të mira gjithashtu do të logaritet lëmoshë ngase “Çdo e mirë është lëmoshë” –ka thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam.
  5. ‘Gjuaj’ për shanse të mira dhe hulumto për to ngase ndodhë që shanset të mos vijnë dy herë.
  6. Mos braktis traditën tënde për adhurim apo vepra të mira e të jesh prej atyre të provuarve që zemrat nuk i kanë të lidhura për Allahut. “O Abdullah! Mos u bë si filani që falte namaz nate ndërsa tani e ka lënë!” i pati thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam Abdullah Ibn Amr el-Asit.

Mos harro që të kesh nijjet të mirë për çdo vepër!

Zubejr Ibn Harithi ka thënë: Më bëhet qejfi që të kam nijjet të mirë në çdo gjë që bëj, madje edhe në ushqim dhe gjumë.

Paqja, mëshira dhe mirësitë e Allahut qofshin mbi zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!

Në shqip: Sedat Islami/sedatislami.wp

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit