Takimi “Hartimi i programeve arsimore në shtetet e rajonit perëndimor arab” u mbajt në Rabat, kryeqytetin e Marokut.
Duke cituar burimet zyrtare të ISESCO-së, ky takim rajonal i cili përfundoj me 17 prill, është organizuar me kontributin e Organizatës Islamike për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO) dhe Zyrës të UNESCO-së në rajonin perendimor arab si dhe me kontributin e Qendrës për Zhvillim dhe Hartim të Programeve Arsimore të Ministrisë të Arsimit të Marokut.
Në këtë takim morrën pjesë përfaqësuesit e shteteve islame si Maroku, Tunzia, Algjeria dhe Muritania në këtë takim dy ditor u diskutuan metodat e hartimit të librave mësimore, hatimi i programeve më të mira për progresin arsimor të nxënësve, identifikimin e problemeve arsimore në shtetet e rajonit perëndimor arab, ndikimi i programeve arsimore mbi çështjet kulturore dhe shoqërore si dhe trajnimi i arsimtarëve profesional dhe efektiv.