0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zekati-një ndër shtyllat e Islamit, BFI: të realizohet në formë institucionale

Më të lexuarat

Sipas të pranishmëve, zekati i ka dy dimensione, atë socio-ekonomik dhe fetar, si dhe organizatorët e zekatit duhet të përzgjidhen, sepse në disa raste nuk kanë njohuri se kujt i jepet zekati.
“Ne si BFI bëjmë përpjekje të ndjekim trendet e shtetit Islam. Ne jetojmë si pakica në Ballkan dhe Evropë, dhe kemi bërë përpjekje që çështjen e  zeqatit ta ecim. Ka njerëz që kanë dhënë zekat, por shumica jo, dhe kjo është fatkeqësia më e madhe.”– deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“Zekatin e realizojnë pjesa dërmuese e myslimanëve, kurse një segment, një pjesë e tyre e realizojnë zukatin, por me mangësi, si rezultat i naivitetit ose njohurisë jo sa duhet, vetëm formalitet kuptimin e fjalës shkel e shko.”– tha Fakulteti i Shkencave Islame, Faredin Ebibi.
“Ne e kemi njëherë për detyrë që të kontaktojmë shumë seriozisht me hoxhallarët tanë, këshillat e xhamive të cilët na përfaqësojnë ne, mundohemi të jemi në kontakt me ta, nëse këta janë të vetëdijshëm në mbrojtjen e institucioneve, atëherë kanë edhe qasje  shumë serioze ndaj xhematit që duhet të japin zekatin.”– tha myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.
“Suksesi i këshillave të myftinive të komunës së Gostivarit është arritur falë kontributit të imanëve, të cilët në çdo moment cekin rëndësinë e zekatit.”- tha këshilli i xhamisë Sahati-Gostivar, Hazbi Fejzi.
Mesazhi i tryezës është të promovohen format institucionale të organizimit dhe realizimit të zekatit në vend.
REJHANE BUSHI-METAJ
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit