3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si u krye vrasja e pesëfishtë në Smilkovc?

Më të lexuarat

MPB ka dhënë një version të parë të ekspertizës se si ka ndodhur vrasja e pesëfishtë, javën e kaluar në Smilkovc të Shkupit.

Vrasësit thuhet se kanë ardhur pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc, në kohën kur katër të rinjtë po përgatiteshin për të shkuar (makina e tyre e gjetur ishte me drita të ndezura).

Makina “Opel Omega” për të cilën thuhet se ishte shfrytëzuar nga vrasësit, dyshohet se ka qenë pranë liqenit. Ekspertët e forenzikës kanë vërtetuar se dheu në gomat e kësaj makine është i njëjtë me bregun e liqenit.

MPB gjithashtu thekson se makina është me gjurmë të tjera që ndërlidhen me vrasjen.

Sipas një ekspertizë të rikonstruktuar, vrasja është kryer nga së paku tre veta, të cilët në një periudhë prej 5 deri në 10 minuta kanë shtënë në drejtim të pesë viktimave në dy lokacione të ndryshme pranë liqenit.

Katër të rinjtë – Aleksandar Nacovski, Cvetanco Acevski, Kire Trckovski dhe Filip Slavovski – janë gjetur pranë makinës së tyre, ndërsa peshkatari Blagoja Stefkovski është gjetur 100 metra më larg.

Sipas policisë, katër të rinjtë ishin përgatitur për t’u larguar, pasi makinës së tyre ishin gjetur edhe mjetet përgatitore dhe të peshkimit.

Vrasja është kryer rreth orës 20.00, ndërsa policia informacionin e ka marrë në ora 22.15 përmes qendrës së thirrjeve 192.

15 minuta më vonë, tre peshkatarë të tjerë kanë informuar mbi trupat e shtrirë e të pajetë.

MPB, siç transmeton INA, ka theksuar se po vazhdojnë hetimet intensive. Profili i vrasësve është zbuluar, ndërsa po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre.

Hetimet mund të zgjasin me javë e me muaj, por MPB thekson se është e përkushtuar dhe se do ta zbardhë këtë vrasje të pesëfishtë./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit