2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sulejmani godet Kastriot Myftarajn: Kush je ti që fletë për Kuranin

Më të lexuarat

Sulejman Mehazi

KASTRIOT MYFTARAJ DHE KALLËZIMI PENAL NDAJ KURANIT Njeriu që nga krijimi i tij parashtron pyetje për prejardhjen, qëllimin dhe ekzistencën e vet, prandaj të pyesim ne, juve Kastriot Myftaraj se kush je ti?, përse je në këtë botë?, pse jeton dhe ku shkon?, cili është fundi i jetës suaj dhe kush je ti që paditë librin e Shenjtë të Allahut, Zotit, Kuranin? Para se të hyjmë në dialog me ty, ja dhe disa pyetje plotësuese: a e di domethënien, kuptimin e librave të shenjtë të Biblës dhe Kuranit, a e di qëllimin dhe porosinë e tyre? A e di se sa qëllimëmirë janë këta libra për njerëzimin, a e di se fjala Bibël, në shqip do të thotë-libër, prej kēsaj rrēnje e kanë marrë emrin bibliotekat, po mendoj se këtë e di dhe ti, jam i sigurtë në kētë, po domethënien e fjalës Kuran nuk e kuptoni, në këtë jam i bindur, se sikur ta kishit kuptuar nuk do ta paditje, pasi nuk e dini do ju tregojmë ne; Kuran në shqip d.m.th.1.Kitab/Libër; 2. Kuran/ Lexim; 3. Furkan/Dituri,Arsye, mençuri, kurse ju më shumë keni qejf të shkruani për të treguar budallallēqe sesa të lexoni e të tregoni mençuri. A e di përshëndetjen e Kuranit dhe myslimanëve, nëse s’e di ua tregoj: “Selam/Paqë, kjo është fjala më e përditshme njëzetekatër orëshe e Kuranit, o truthatë kastriot myftaraj. O Kastriot Myftaraj pritni ngushëllimet e sinqerta për mendësinë ateiste jo pozitiviste, po shumë të vrazhdë që si gazetar mundohesh e përpiqesh në mënyre shumë të ulët e perfide që të gjitha sfidat politike, fetare, kombëtare, shoqërore e sportive mundohesh t’i tregosh nēpērmjet filozofisë gazetareske të prapshtë të incidenteve. O Kastriot Myftaraj mosni ashtu se me kësij lloj shkrimesh incidentale kanë filluar vrasjet, të gjitha luftërat: Lufta e Parë, e Dytë, me incidete është krijuar shteti i Izrailit, me shkrime incidentale janë krijuar dhe zhvilluar politikat shtetërore edhe pas luftës së dytë botërore si rasti i Kubës, Vietnamit, me incidente është shembur bloku i lindjes komuniste, këtu s’ka lozur rol kurani, po edhe filozofia për ndërtimin e rendit të ri botëror është strukturuar me incidente. Ta them një gjë o Kastriot Myftaraj, mos u nguc aty ku s’duhet, aty ku njerëzit janë të ndjeshëm, mos u nguc me gjërat e shenjta, njerëzit e mençur e dinë se feja, kombi, dashuria dhe familja janë të shenjta, prandaj dhe ty nuk të lejohet të prekish ndjenjat shpirtërore të njëmiliardë e gjysëm myslimanëve në botë, nuk të lejohet të luani me librat e shenjtë si Kurani. Vetëm personat me shpirt të zbrazur si ty e paditin Kuranin, fjalët e Zotit që sipas mendësis suaj absurde e ka krijuar gjithësinë, gjoja për “gjenocid”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Thirrje për urrejtje, ose “grindje”. Po nëse libri i Allahut bën ftesë për grindje e për urrejtje, po shkrimi yt çështë, o i ngrat, o i gjorë, o shpirt prishur që bën spektakle urrejtjeje e grindjeje! Ty, halli yt e paskërka kuptuar Kuranin, o Kastriot ateisti, për ta kuptuar Kuranin pikësëpari duhet të jesh besimtar, e jo komumisti keq sikurse qe je ty, para se ta lexosh Kuranin duhet të marrësh abdes, te lahesh, o kastriot palafshi, Kurani nuk lexohet bythëpalarë se atëherë edhe truri bëhet i palarë e i paqarte sikurse që është edhe truri dhe arsyeja juaj e palarë nga ateizmi juaj. Çfarë gjenocidi ka bërë Kurani, po Jul Cezari mos ishte musliman për krimet kundër popullit të Romës, po Hitleri gjatë luftës së dytë botërore, mos e kishte Kuranin me vete për urrejtje racore, po në Vietnam, në Kubë, po ne Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, mos e kishte në dorë Millosheviqi Kuranin për krimet, gjenocidin kundër njerezimit, o kokëtrashë kastriot myftaraj, kaq se s’ia vlen të harxhoj fjalë më shumë për ty.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit