3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tjetër video-skandal: kësaj radhe “Shukja” ndodhet në Qeveri!

Më të lexuarat

Një videoskandal përflitet se do ta trondisë së shpejti politikën shqiptare.

Ngjashëm me atë të Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të larguar të Peshkopisë pritet të publikohet një seks-skandal, po kësaj radhe figura është një anëtar i qeverisë së Edi Ramës.

Deri tani qarkullojnë dy emra ministrash që janë kapur mat në një hotel me femra të paguara, por fjalët janë ende të pakonfirmuara.

Një politikan pranë mazhorancës bëri të ditur se pritet një dorëheqje e një zyrtari shumë të lartë para se të shpërthejë skandali; një ngjarje që pritet të trondisë situatën politike dhe të rikthejë gjendjen ndoshta dy muaj mbrapa dhe të kondicionojë në mënyrë më dramatike reformën në drejtësi, por edhe takimin Rama-Basha.

Në këto momente, Edi Rama ka thirrur të gjithë ministrat në qeveri dhe pritet që të zhvillojë edhe një takim me aleatin e tij Ilir Meta.

Me atë çfarë do të ndodhë, një diplomat i tha tesheshi.com: “Priten përmbysje të mëdha”.

Se ç’farë përmbajtje ka videoja ende nuk dihet, por sipas të gjitha gjasave flitet për një skandal seksual të një ministri i cili nuk njihej publikisht si i “lëvizur”, por që kohët e fundit është sjellë si mjaft arrogant.

Ndërkaq, po ditën e sotme, ministri i Brendshëm Saimir Tahirit ka dorëzuar në Prokurori një denoncim të bujshëm, pasi në zyrën e tij është gjetur një përgjues.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë të ditur këtë lajm që më 20 maj, por vetëm sot është bërë zyrtare. Dhe siç mësohet, dyshimi kryesor është për zv.ministrin e emëruar nga LSI-ja i cili ka qenë deri para pak kohësh drejtor i Inspektimit në Ministrinë e Brendshme dhe ka për detyrë që të shkojë zyrë më zyrë për të kryer rutinën e kontrollit.

Burime pranë ministrisë bënë me dije se nën hetim janë edhe autoritete të larta të Gardës, pasi ministri i Brendshëm është vendosur në këtë institucion pas rikonstruksionit të ndërtesës së Ministrisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit