3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përmbytje të mëdha në Francë e Gjermani, rritet numri i viktimave

Më të lexuarat

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Francë dhe Gjermani.

Lajmi konfirmohet nga autritetet, ndërsa BBC shkruan se ekipet e kërkimit në qytetin bavarez të Simbach am Inn gjetën trupat e 3 personave, të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda në një shtëpi, si dhe atë të një gruaje në lumë.

Në Francën qendrore një 86 – vjeçare humbi jetën.

Janë me dhjetëra qytetet e përbytura, ndërsa njerëzit janë shpëtuar nëpërmjet helikopterëve. Meteorologët parashikojnë që ujërat do të vijojnë të vërshojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa dëmi nga përmbytjete mendohet të jetë i madh.

Në Francë, autoritetet evakuuan të gjithë banorët e qytetit Nemours pranë Parisit, ndërsa në Gjermani, zona më e prekur është ajo e Rottal Inn.

Në qytetin e Triftern lumenjtë dolën nga shtrati dhe vërshimi i ujërave përmbyti makinat, pemët e shtëpitë. Në shumë vende uji arriti disa metra mbi nivelin e rrugëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit