Shoqata ” NuN ” dje në parkun e Sarajit në Shkup organizoi Akika . Të pranishëm ishin vëllezër nga gjitha trojet shqiptare. Përndryshe ky lloi organizimi për disa vjet rradhazi organizohet në Shkup, ku për ç’do vit sa vjen e shtohet numri i atyre që presin kurbana, dhe njëkohësisht rritet edhe numri i mysafirve. Këtë vit na nderuan afër 600 mysafir. Fjalimin e hapi Hoxha i nderuar Muharem Ismaili si përgjegjës i këshillit organizativ. Fjalim përshëndetës mbajtën edhe hoxhallarët e nderuar Shaban Haxhi nga Prizreni, Dr. Bali Sadiku nga Vitia, Dr. Xheladin Leka nga Gjilani, Hoxhë Ferid Selimi nga Shkupi, ndërsa përmbylljen e pjesës fetare me një flaim të shkurtër e bëri kryetari i Shoqatës ” NuN ” Hoxhë Bekir Halimi. Pas kësaj i erdhë rradha edhe pjesës sportive ku u organizuan disa lojëra sportive dhe në fundë të saj u organizua edhe turneu në futball të vogël. Lusim Allahun e Madhë që këto manifestime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.