-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“OKB-ja e gatshme të negociojë me DAESH-in nëse është e nevojshme”

Më të lexuarat

Nëse do të jetë e nevojshme bisedojmë edhe me DAESH-in por kërkojmë siguri”, thotë Stephen O’Brien.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Koordinatori i Çështjeve Humanitare dhe i Emergjencave Stephen O’Brien deklaroi se janë të gatshëm të bisedojnë me çdokënd kur bëhet fjalë për krizat njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në Siri bisedojmë me qeverinë dhe grupet e armatosura opozitare. Nëse do të jetë e nevojshme bisedojmë edhe me DAESH-in por kërkojmë siguri, dhe dëshirojmë të jemi të sigurtë gjatë bisedimeve”, thotë O’Brien.

Ai pas Samitit Humanitar Botëror për gazetarin e AA-së ka dhënë disa vlerësime.

O’Brien theksoi se në Samit kanë marrë pjesë krerë të shteteve dhe të qeverive nga më shumë se 50 vende si dhe përfaqësues nga 177 shtete. “Premtimet e bëra në Samit më kanë emocionuar shumë. Me premtimet e dhëna nga shtetet, organizatat ndërkombëtare joqeveritare dhe nga sektori privat do të kalojmë në veprim që punimet në fushën njerëzore të jenë më efektive dhe të kryhen më mirë”, tha ai.

– “Ky Samit nuk u mbajt për të mbledhur para”

O’Brien tha se në Samitin e mbajtur në Stamboll janë bërë mijëra angazhime duke rritur edhe numrin e premtimeve të dhëna. Ai ka bërë thirrje se duhet të vendoset vullnet politik që samiti të rezultojë me sukses.

“Ky samit nuk u mbajt për të mbledhur para. Ishte një samit ku u vendos një vullnet për të sjellë dinamikë në fushën e ndihmave humanitare”, u shpreh O’Brien.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit